• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
KEK-u le në terr PDK-në dhe LDK-në!
e Enjte, 04 Mars 2010 23:21
pdk_ldkPër shkak të borxhit të konsiderueshëm ndaj KEK-ut, nga e mërkura janë shkyçur nga rrjeti elektrik zyrat e subjekteve më të mëdha politike në Dragash, ajo e PDK-së dhe LDK-së.
Zyrtarët e Njësisë së KEK-ut në Dragash, bëjnë të ditur se borxhi i grumbulluar me vite, ka qenë shkak i ndërprerjes së energjisë elektrike për zyrat e këtyre partive. Sipas të dhënave të KEK-ut, borxhi i grumbulluar i zyrës së PDK-së, arrin shumën prej 865,17 euro, ndërsa ai i LDK-së, 788,90 euro.
Avni Nebiu, sekretar i degës së PDK-së në Dragash, ka thënë se borxhi duhet të paguhet, por që, në mungesë të mjeteve financiare, ai nuk ka mundur të paguhet me rregull, prandaj është grumbulluar deri në këtë shumë. Sipas tij, në të ardhmen do të shikohen mundësitë e shlyerjes së këtij borxhi. Në të kundërtën, sipas Nebiut, zyra do të dalë jashtë funksionit.
Edhe Zeni Krasniqi, përgjigjes i zyrës së degës së LDK-së, nuk e ka kundërshtuar borxhin që ky subjekt politik i ka KEK-ut. Por, edhe ai pohon se e tëra kjo ka ndodhur për mungesë të mjeteve financiare të këtij subjekti. "Në mungesë të mjeteve financiare, jo vetëm që nuk kemi mundur ta paguajmë rregullisht rrymën e harxhuar, por kanë ngelur edhe disa borxhe të tjera pa u paguar, që nga koha e zgjedhjeve të fundit", i ka thënë Krasniqi gazetës Koha Ditore.
Ndryshe, zyrat e partive politike në Dragash, harxhimet më të mëdha të energjisë elektrike i bëjnë gjatë fushatave parazgjedhore, ndërkohë që shpenzimet minimale, sipas të dhënave të KEK-ut, regjistrohen kur nuk ka aktivitete që ndërlidhen me zgjedhjet.
Share