• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
FSK-ja me armë, e hidhëron KFOR-in!
e Shtunë, 06 Mars 2010 19:22
fskParakalimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) me armë, në ditën e parë të manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, ka shkaktuar pakënaqësi të madhe tek kreu i forcave paqeruajtëse të KFOR-it, i cili gjatë ditës së premte, madje ka shqyrtuar edhe mundësinë e ngrirjes së marrëdhënieve me FSK-në. Reagimin e këtillë e ka kumtur “Koha Ditore”, e cila është njoftuar për këtë nga burime të sigurta të saj.
Këtë reagim e ka konfirmuar edhe shefi i Zyrës për media i KFOR-it, koloneli Hans Peter Buh, i cili ka thënë se KFOR-i ka kërkuar që gjatë manifestimit pjesëtarët e FSK-së të mos paraqiten me armë, mirëpo një gjë e tillë, sipas tij, është shpërfillur. “FSK-ja nuk ka pasur leje të bartë armë sot”, ka thënë Buh, duke bërë të ditur se, me gjithë diskutimet e zhvilluara gjatë ditës, KFOR-i ende nuk ka marrë vendim për masat, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e shkëputjes së marrëdhënieve me FSK-në. “Jemi duke e diskutuar edhe këtë, por do të shohim se cili do të jetë vendimi përfundimtar”, ka thënë Buh.
Një deklaratë të tillë nuk ka mundur ta besonte Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, nën patronazhin e të cilit edhe është bërë organizimi i gjithë manifestimit për “Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Këshilltari i kryeministrit, Shaip Muja, ka thënë se kjo informatë, më shumë është pjesë e “bulevardeve të gazetarëve”, sesa diçka zyrtare. “Nuk e besoj se për një çështje të tillë mund të ngrihen marrëdhëniet. Se kemi rënduar askënd dhe nuk besoj se kjo informatë është përcjellë nga NATO-ja”, ka deklaruar Muja për gazetën nëpërmjet telefonit, duke shtuar se armët janë pjesë e Gardës ceremoniale. “Nuk është ajo bartje e armëve, por është pjesë përbërëse e Gardës, që i jep kuptim asaj. Nuk e di se si e ka komentuar KFOR-i këtë. Ne s’kemi diçka zyrtarisht ende dhe nuk besoj që NATO-ja i prish raportet për një çështje aq minore dhe për një çështje kaq domethënëse”, ka thënë këshilltari Muja, sipas të cilit Qeveria e Kosovës, përkatësisht Këshilli organizativ i Epopesë, nuk ka marrë kurrfarë paralajmërimi për bartjen apo jo të armëve nga pjesëtarë të FSK-së. “Kjo është gardë për respektimin e delegacioneve që vijnë në Kosovë ose për ceremoni mortore. Ne jemi duke u bërë shtet dhe, nëse dikujt i pengon që ceremonia të mos përcillet me këtë simbolikë, mendoj që nuk është e nevojshme të komentohet”, ka thënë Muja, duke theksuar vazhdimisht se nuk është në dijeni për ndonjë reagim të KFOR-it.
Ndërkohë, as Ministria e Forcës së Sigurisë e Kosovës, gjatë ditës së premte nuk ka pasur ndonjë informacion për “hidhërimin” e KFOR-it. “Ne nuk kemi marrë diçka konkrete për atë që po thoni. S’kemi ndonjë reagim konkret dhe nuk e dimë nga ka ardhur ky reagim. FSK-ja ka qenë e pranishme me agjendë të Qeverisë dhe i është përmbajtur agjendës së Këshillit organizativ, që ka qenë nën patronazhin e kryeministrit Hashim Thaçi”, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së FSK-së, Ibrahim Shala. 
Nga ana tjetër, presidenti Fatmir Sejdiu beson se mund të jetë keqkuptuar deklarata e një zyrtari të KFOR-it, i cili në një prononcim për media, nuk e ka përjashtuar mundësinë e ngrirjes së raporteve të KFOR-it me FSK-në, për shkak se pjesëtarët e kësaj force kanë bartur armë gjatë manifestimit “Epopeja e UÇK”-së. “Mund të ketë ndonjë keqkuptim. Nuk dua të jap ndonjë koment, pasi që nuk kam burime”, ka thënë presidenti Sejdiu, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve, në lidhje me deklarimet e shefit të Zyrës së Informimit të KFOR-it, Hans Peter Buh.
“KFOR-i është investues i rëndësishëm i rritjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ju e dini që Forca e Sigurisë, të gjitha lëvizjet e gjertanishme, i ka bërë në partneritet me ta. Mendoj që në të ardhmen, natyrisht se do të jetë kontribuues për lëvizjet tona sa më të shpejta, në anëtarësim në NATO”, është shprehur Sejdiu.
Share