• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Të kontribuosh për gjuhën amtare! Array Shtyp Array
Nga: Anila KADIJA   
e Hënë, 08 Mars 2010 11:20
Foto: Tonin BajraktaritNjë herë në javë, mësues në pension apo mësues të kombësive të ndryshme, që zotërojnë gjuhën italiane në mënyrë perfekte, mblidhen në leksione pedagogjike dhe gjuhësore, me profesorin Marco Mezzadri nga Universiteti i Parmës. Janë të gjithë vullnetarë në këtë projekt, sa interesant, po aq edhe me vlerë. Është e veçantë klima që qarkullon në ato orë debati profesional dhe shkëmbim përvojash, sepse lidhja e shkollës me përvojat personale, ka një bërthamë të fuqishme - atë të të qenit zotërues i dy gjuhëve, asaj të nënës dhe asaj të jetës.
Këtu fillon projekti që Parma, me institucionet e saja shkollore, kërkon të realizojë, kryesisht në kompetenca lëndësh. Nuk bëhet fjalë për ndërmjetësi kulturore, nuk është thjesht arsyeja e komunikimit me studentët e huaj që nuk dinë mirë gjuhën italiane. Është shpjegimi i lëndëve të ndryshme, ku të rinjtë kanë vështirësi, me anë të gjuhës së origjinës nga vijnë ata.
Statistikat e fundit nxjerrin në pah nxënësit e shkollave të mesme, të cilët kanë ardhur nga vende të ndryshme, e qw ende nuk zotërojnë në mënyrë korrekte, si gjuhën amtare, ashtu edhe atë vendase. Ky projekt stimulues dhe origjinal, kërkon tu vijë në ndihmë shkollave të mesme, ku nxënësit marrin shpesh edhe një profesion që i drejton në të ardhme e tyre. Është një përgjigje konkrete e perspektivës që shtron Evropa. Domosdoshmërisë së gjuhëve të huaja dhe mos humbja e atyre që kanë lidhje me origjinën.
Paralelisht me objektivin që ka shoqata “Scanderbeg”, për ruajtjen me çdo kusht të gjuhës shqipe në komunitetin shqiptar në Parma me rrethinë, është për t’u theksuar edhe bashkëpunimi i shkollës shqipe me këtë program që promovon ky qytet italian. Pasi ndihma e studenteve shqiptarë këtu, do të ketë si qendër shkollën shqipe dhe ambientet e saja shkollore, në manovrat e fundit që po projektohen në programin e shkollës italiane, nuk ka asnjë ndihmë konkrete në lidhje me përgatitjen e studentëve të huaj. Shpesh, ata humbasin një apo dy vjet shkollim nga vështirësia që kanë, në lidhje me gjuhën, dhe si rezultat edhe të përvetësimit të lëndës. Ndaj, sektori arsimor i provincës së Parmës vendosi të realizonte këtë projekt. Është një shembull pozitiv në drejtim të kushtëzimit etnik dhe kulturor, si hallkë gjuhësore dhe komunikimi. Duke ulur poshtë edhe murin e gjuhëve të konsideruara “pak të rëndësishme”. Kështu, anglishtja, frëngjishtja, gjuha kineze apo shqipja, do të lundrojnë në të njëjtën barkë të fluksit të rëndësisë leksikore të barabartë. Të shpjegosh me fjalë, nuk është gjë tjetër, veç se një sinjal pozitiv, ku gjuhët kanë rëndësi dhe varen nga njëra-tjetra, në shërbim të pasurimit intelektual dhe mësimdhënies, për një shkollë pa pengesa dhe paragjykime.
Share