• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në FSK vetëm personat e pastër dhe me dije!
e Martë, 09 Mars 2010 15:15
behxhetbrajshoriSecili pjesëtarë i Forcave të Sigurisë së Kosovës , në radhë të parë, duhet të jetë i pastër për nga historia e tij e kaluar e mëpastaj të jetë edhe i shkolluar në aspektin profesional. Këtë e tha të martën zv-ministri i FSK-së, Behxhet Brajshori, gjatë një vizite që i bëri strukturave komunale të Dragashit, në saje të përpjekjeve, që sa më shumë qytetrë nga treva e Gorës, të inkuadrohen në këtë forcë. “Secili pjesëtarë i FSK-së, duhet të ketë një histori të pastër, sepse, kurdo që të zbulohet ndonjë vepër e tij që bie ndeshë me ligjin apo sigurinë, ai do të largohet nga kjo strukturë”, tha Brajshori për Radio Sharrin, duke iu përgjigjur pyetjes për arsyen e përjashtimit nga FSK-ja të kapitenit, Izet Aliu, kohë më parë.
Ai i ftoi të rinjtë nga Gora e Dragashit që të inkuadrohen në këtë forcë, duke iu premtuar atyre perspektivë dhe të ardhme më të mirë. “Goranët duhet ta kuptojnë se inkuadrimi në FSK, jo vetëm që iu siguron një vend të sigurtë të punës, por iu siguron edhe perspektivë të ndritur. Është krenari t’i shërbesh komunitetit që i përket”, tha Brajshori.
Në takimin që zhvilloi sy më sy me kryetarin e Dragashit, Salim Jenuzin, zëvëndësin nga komunitetet pakicë, Çasip Kushin, dhe përfaqësuesit e Zyrës komunale të Komuniteteve, Brajshori apeloi që të shfrytëzohen ditët e fundit të konkursit të hapur, për të aplikuar në FSK, sa më shumë qytetarë nga kjo komunë, sidomos ata nga treva e Gorës.
Zv-ministri i FSK-së, Behxhet Brajshori, nuk pranoi se KFOR-i i ka ngrirë marrëdhëniet me FSK-në, por tha se aty ka vetëm një keqinterpretim dhe jo ngrirje marrëdhëniesh. “Assesi nuk i kemi marrëdhëniet e ngrira... Është një keqkuptim dhe keqinterpretim, i cili do të tejkalohet së shpejti”, tha Brajshori për Radio Sharrin.
Ai u njoftua edhe nga përfaqësuesit e komunitetit goran në Komunën e Dragashit, për brengat dhe vështirësitë me të cilat po përballen ata. Mehmet Hamza, shef i Zyrës së Komuniteteve, iu ankua zv-ministrit për lejimin e veprimtarisë së strukturave paralele në Gorë, për të cilat tha se kanë ndikim të madh tek popullata. “Prandaj goranët fare nuk interesohen për FSK-në dhe shumë organe tjera legjitime të Kosovës. Ato institucione proklamojnë të kundërtën e asaj që po mundohemi ne ta plasojmë në opinionin e kësaj treve”, tha Hamza.
Nga na tjetër, komandanti i KFOR-it, gjenerali Markus Bentler, është hidhëruar goxha me veprimin e fundit të Gardës së Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai ka suspenduar momentalisht mbështetjen për trajnimin dhe monitorimin e kësaj force, por nuk i ka ngrirë marrëdhëniet, e as nuk do t’i shqyrtojë ato. “Ngrirja e marrëdhënieve më duket fjalë e rëndë. Nuk kemi shkruar aq larg dhe nuk dua të flasë për ndëshkime. Kjo është diçka jashtë fjalorit tim dhe që nuk do ta përdorja në këtë rast”, ka thënë Bentler, në një bisedë me gazetën “Lajm”.
Suspendimi i mbështetjes, sipas Bentlerit, do të vazhdojë deri në një njoftim tjetër, dhe derisa të zgjidhet ky problem. Ai po ashtu ka sqaruar se është duke punuar me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, për të gjetur një zgjidhje rreth kësaj çështjeje.
Bentler insiston që FSK-ja të sillet, në bazë të mandatit që ka, sado që në Planin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës, nuk është sqaruar, nëse Garda e FSK-së duhet të mbajë armë në raste të veçanta, apo jo.
Share