• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Mesazhi i UNFPA-së, për 8 Marsin!
Nga: Thoraya Ahmed Obaid   
e Hënë, 08 Mars 2010 10:55

ThorayaAhmedObaid
Thoraya Ahmed Obaid - drejtoreshë ekzekutive e UNFPA-së.
ditën Ndërkombëtare të Gruas, le të ia atribuojmë këtë ditë të gjitha grave kudo nëpër botë, të cilat kontribuojnë aq shumë për mirëqenien e familjeve të tyre, komunitetit dhe kombeve. Në çdo pjesë të botës, gratë janë pjesë tepër e rëndësishme e strukturës së shoqërisë dhe, progresi drejt barazisë është duke u bërë. Sot, më shumë vajza shkojnë në shkollë, më shumë gra mbajnë poste parlamentare, qeveritare dhe, më shumë gra përfitojnë nga puna e paguar.
Mirëpo, ende është një rrugë e gjatë para nesh, në arritjen e barazisë së vërtetë. Përderisa një grua çdo minutë vdesë nga komplikimet e shtatzënisë dhe lindjes, ne duhet t’i japim përparësi shëndetit dhe të drejtave të tyre. Kjo përfshinë të drejtën për shëndetin seksual dhe riprodhues. Përderisa miliona vajza detyrohen me forcë të martohen si fëmijë-nuse, ne duhet të këmbëngulim për trajtimin dhe mundësinë e barabartë të tyre. Kjo përfshin të drejtën për shkollim dhe arritjen maksimale të potencialit të tyre.
Përderisa ka dhunë të përhapur kundër grave dhe vajzave dhe pandëshkueshmëri për këto krime, ne duhet të miratojmë dhe përforcojmë ligjet e drejta dhe të paanshme.
Përderisa vajzat vazhdojnë të jenë në numër më të vogël, pasi që 100 milion vajza sot janë më pak, për shkak të preferencës ndaj fëmijëve djem, ne duhet të mobilizohemi për ndryshim të vërtetë, duke i dhënë fund trajtimit jo të barabartë, diskriminimit dhe dhunës kundër vajzave dhe grave.
Përpjekja për barazi gjinore, është një nga sfidat më të mëdha të kohës sonë. Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, le të shkojmë përpara, të bashkuar, me bindje se të drejtat e grave janë të drejta njerëzore, se të gjitha qeniet njerëzore janë lindur të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe të drejta, dhe se të gjithë njerëzit kanë të drejtën të jetojnë të lirë dhe të mbrohen nga diskriminimi.
Përpara, më shumë se 60 vitesh, më 1945, themeluesit e Kombeve të Bashkuara gdhendën parimet udhëzuese të barazisë në mes të burrave dhe grave, në Kartën e Kombeve të Bashkuara. Tre dekada më vonë, më 1979, delegatët adoptuan traktatin e parë ndërkombëtar gjithëpërfshirës, për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të grave. Në vitin 1994, në Konferencën Ndërkombëtare mbi Popullsinë dhe Zhvillimin, liderët deklaruan për të parën herë, se shëndeti dhe të drejtat riprodhuese janë fundamentale për fuqizimin e gruas, barazisë gjinore dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, në Konferencën e Katërt Botërore për Gruan, liderët botërorë u pajtuan në platformën për veprim rreth barazisë, zhvillimit dhe paqes.
Sot, shumë nga këto marrëveshje janë reflektuar në Qëllimet e Zhvillimit të Mileniumit, për të cilat liderët botërorë janë pajtuar të reduktojnë varfërinë dhe të vendosin botën ku ne jetojmë, në një rrugë më të qëndrueshme. Këto qëllime dhe marrëveshje, udhëzojnë bërësit e politikave dhe qytetarët e zakonshëm, të kërkojnë ndryshime dhe të mbajnë përgjegjëse qeveritë e tyre për premtimet që ata kanë dhënë.
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsi (UNFPA), mbetet plotësisht i përkushtuar të punojë me partnerët e vet, në mënyrë që të avancoj fuqizimin e gruas, barazinë gjinore dhe të drejtat dhe shëndetin riprodhues, me idetë që shpërndahen më shpejt se kurrë. Ja ku është ideja, koha e së cilës ka ardhur: Ne kemi shanse më të mira të zgjidhjes së problemeve të botës, nëse burrat dhe gratë bashkohen si partnerë të barabartë në gjetjen e zgjidhjeve inovative.
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, dhe çdo ditë tjetër, le të shkojmë përpara me vizionin që progresi për gruan është progres për të gjithë.
Share