• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
Ngricat pushtojnë Qarkun e Kukësit! |
Nga: Vera ISTREFI |
e Enjte, 11 Mars 2010 13:10 |
![]() Sipas drejtorit të policisë së qarkut Kukës, Ali Elezi, nëpër të gjitha rrugët janë ngritur post-blloqe policore, të cilat kontrollojnë çdo mjet që hyn dhe del nga Kukësi, Hasi dhe Tropoja, me qëllim që ata të mos lejohen të qarkullojnë pa pajisje dimërore.
Një punë më e madhe po bëhet në drejtim të reduktimit të qarkullimit të automjeteve të rënda, të cilat shpesh herë bëhen shkak për bllokimin e rrugëve. Sipas drejtorisë rajonale të rrugëve, më problematike mbeten rrugët e Shishtavecit, Bushtricës dhe ajo Kukës-Fushë Arrës, ku në këto akse vëmendja ka qenë më e madhe. Ndërkohë, gjatë së martës janë shfaqur edhe rastet e rrëshqitjes së dheut, sidomos në zonën e Topojanit, ku traseja është mbuluar dhe, për pasojë, është ndërprerë qarkullimi i automjeteve. Ne akset e tjera, si Kukës-Bushtricë, Kukës-Krumë, Krumë-Qafë Prush, Qafë Mali-Fierzë dhe Fushë Arrëz-Kukës, janë shfaqur disa probleme, por në përgjithësi gjendja është nën kontroll dhe makinat kanë lëvizur, por vetëm me pajisje dimërore.
Të mërkurën janë shfaqur probleme edhe në drejtim të furnizimit me energji elektrike, në zonat e Hasit dhe të Tropojës. Shkak për këtë ishte mungesa e energjisë, si pasojë e dëmtimit të dy fidrave, të cilat kanë lënë në errësirë rreth 60 mijë banorë. Operatori i Sistemit të shpërndarjes është munduar që të riparojë defektin e krijuar, por që vetëm pas dite ka mundur të rikthejë energjinë në rrethin e Hasit, ndërsa për atë të Tropojës ende nuk dihet se kur do t’i rikthehen dritat. Në të gjithë qarkun verilindor, deri tani janë të izoluar tërësisht komunat Kalis, Grykë Qajë,Arrën, Zapod, Topojan, si dhe rreth 20 fshatra të komunave Bushtricë, Lekbiaj, Malzi, Surroj, Ujmisht, Fierzë, Shishtavec dhe Golaj e Fajzë.
Sido që të jetë, nga sot gjendja është përmirësuar, sepse temperaturat janë ngritur dhe, rreziku nga ngricat paraqitet vetëm në orët e mbrëmjes. |