• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
AAK i fton për punë pushtetarët e Dragashit
e Shtunë, 13 Mars 2010 16:16
aak2Kryesia e degës së AAK-së në Dragash, përmes një komunikate për media, të shtunën i ka bërë ftesë qeverisë lokale dhe kryetarit të Komunës së Dragashit, Salim Jenuzit, që të nisë së realizuari premtimet që i kanë dhënë gjatë fushatës parazgjedhore, me ç’rast, sipas kësaj partie, ende nuk kanë filluar të duken rezultatet e ndonjërit nga premtimet e dhëna nga PDK-ja, e cila i fitoi zgjedhjet e fundit lokale në Dragash. “Publikisht iu drejtohemi fituesve të këtyre zgjedhjeve, që sa më shpejtë t’i kompletojnë, në radhë të parë, strukturat komunale, të cilat ende janë gjysmake. Kërkojmë që të ndërmarrin masa serioze për ta mbështetur biznesin privat dhe të ndihmojnë në hapjen e bizneseve të reja, ku do të hapeshin vende pune” , thuhet mes tjerash në komunikatën e AAK-së, ku kërkohet që pushtetarët të ndërmarrin hapat e duhur, drejtë përmirësimit të rrjetit elektrik, i cili me dekada nuk është rinovuar dhe që aktualisht nuk i plotëson kërkesat e komunës së Dragashit. “Kërkojmë riparime në rrjetin elektrik, sepse tensioni tejet i ulët i energjisë elektrike, varfëron edhe amvisërinë, por edhe bizneset. Është koha që fabrikat më në fund të punojnë pa korrektorë dhe të ulin koston enorme”, thuhet më tej në këtë komunikatë, përmes së cilës AAK-ja, nga pushtetarët lokalë kërkon që të merren edhe me rregullimin e qendrës komunale, e cila, sipas tyre, 20 vjetët e fundit, asnjëherë nuk ka qenë në pozitë më të mjerë, sidomos pas largimit të KFOR-it nga hotel “Sharri”, nga i cili është ndriçuar hapësira publike. “Tani që ata janë larguar, qytezës i mungon ndriçimi publik”, thuhet në komunikatën e AAK-së, e cila kërkon që të filloj implementimi i të gjitha premtimeve parazgjedhore, duke filluar nga ndërtimi i rrugës me një korsi shtesë, në drejtim të Zhurit, e deri tek premtimet tjera, duke e përfshirë edhe zonën industriale. “Komuna ballafaqohet me migrim të lartë të popullatës, e cila mbijeton në një gjendje shumë të rëndë ekonomike. Prandaj, çdo vonesë në implementimin e këtyre kërkesave, do ta dëmtojë rëndë zhvillimin e mëtejmë të jetës në këtë rajon. AAK i vë në dispozicion të gjitha kapacitetet intelektuale që ka, për të kontribuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve”, thuhet në fund të komunikatës së AAK-së në Dragash, të nënshkruar nga kryetar i degës, Burim Piraj
Share