• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Debatohet Strategjia Zhvillimore e Dragashit
e Diel, 14 Mars 2010 12:31
brodi1Strukturat udhëheqëse të Komunës së Dragashit, përfaqësuesit e UNDP-së dhe ata të UN-HABITAT-it, të premten kanë debatuar për hartimin e Strategjisë Zhvillimore të Komunës së Dragashit, për periudhën dhjetëvjeçare. Strukturat e Komunës, fillimisht janë njoftuar për angazhimet e deritanishme të UN-HABITAT-it, në hartimin e kësaj strategjie, për të cilën një informacion të hollësishëm e ka dhënë përfaqësuesi i këtij asociacioni, Joachim Bergernhoff, i cili i ka vlerësuar lartë potencialet specifike që ka Dragashi. “Kjo komunë ka mjaft specifika, andaj duhet hyrë thellë në eksplorimin e tyre, me qëllim të një përgatitjeje të profilit, për një hartim të mirëfilltë të kësaj strategjie”, ka thënë Bergernhoff.
Me qëllim që kjo strategji të jetë sa më gjithëpërfshirëse dhe e realizueshme, idetë e tyre i kanë shpalosur edhe drejtori i Administratës komunale dhe Personelit, Avni Nebiu, drejtori i Gjeodezisë dhe Kadastrit, Shefik Fejza, përgjegjësi i Zyrës komunale për Urbanizëm, Flurim Krasniqi, si dhe zyrtarë të tjerë komunalë, që kanë të bëjnë me këtë fushë.
Në këtë takim, që të gjithë, kërkuan që gjatë hartimit të kësaj strategjie, të merren parasysh specifikat e kësaj treve, resurset me të cilat disponon, fushat ku duhet përqendruar, si dhe dhënia prioritet projekteve që kanë të bëjnë me lidhjen fizike të kësaj komune me shtetet fqinje, si kusht elementar për një zhvillim më të qëndrueshëm ekonomik.
Njëkohësisht, në takim është shtruar edhe domosdoshmëria, që kjo komunë, sa më parë të përfshihet në projektin e Parkut Nacional “Malet e Sharrit”, i cili për këtë rajon do të krijonte favore të shumëfishta. 
Në përmbyllje të këtij takimi, është vlerësuar nga të pranishmit, se asnjë strategji zhvillimore e kësaj komune, nuk do të kishte efekt, sikur të bazohej vetëm në buxhetin që aktualisht e disponon kjo komunë. Andaj, domosdo duhet hartuar projekte të përbashkëta, me qëllim të përfitimit të donacioneve nga Qeveria e vendit si dhe nga donatorët ndërkombëtarë.
Në përmbyllje të takimit, është marrë qëndrim që të plotësohen dhe të aktivizohen dy grupet punuese komunale; ai i Menaxhimit të Ujërave dhe ai i Trasimit të Rrugëve.
Share