• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
Debatohet Strategjia Zhvillimore e Dragashit |
e Diel, 14 Mars 2010 12:31 |
![]() Me qëllim që kjo strategji të jetë sa më gjithëpërfshirëse dhe e realizueshme, idetë e tyre i kanë shpalosur edhe drejtori i Administratës komunale dhe Personelit, Avni Nebiu, drejtori i Gjeodezisë dhe Kadastrit, Shefik Fejza, përgjegjësi i Zyrës komunale për Urbanizëm, Flurim Krasniqi, si dhe zyrtarë të tjerë komunalë, që kanë të bëjnë me këtë fushë.
Në këtë takim, që të gjithë, kërkuan që gjatë hartimit të kësaj strategjie, të merren parasysh specifikat e kësaj treve, resurset me të cilat disponon, fushat ku duhet përqendruar, si dhe dhënia prioritet projekteve që kanë të bëjnë me lidhjen fizike të kësaj komune me shtetet fqinje, si kusht elementar për një zhvillim më të qëndrueshëm ekonomik.
Njëkohësisht, në takim është shtruar edhe domosdoshmëria, që kjo komunë, sa më parë të përfshihet në projektin e Parkut Nacional “Malet e Sharrit”, i cili për këtë rajon do të krijonte favore të shumëfishta.
Në përmbyllje të këtij takimi, është vlerësuar nga të pranishmit, se asnjë strategji zhvillimore e kësaj komune, nuk do të kishte efekt, sikur të bazohej vetëm në buxhetin që aktualisht e disponon kjo komunë. Andaj, domosdo duhet hartuar projekte të përbashkëta, me qëllim të përfitimit të donacioneve nga Qeveria e vendit si dhe nga donatorët ndërkombëtarë.
Në përmbyllje të takimit, është marrë qëndrim që të plotësohen dhe të aktivizohen dy grupet punuese komunale; ai i Menaxhimit të Ujërave dhe ai i Trasimit të Rrugëve. |