• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Skitari: Kupa "Arxhena" premton shumë!
e Hënë, 15 Mars 2010 12:23
arxhena5Alen Nuredini, nga Klubi i Skitarisë “Arxhena”, ka zënë vendin e parë në kategorinë e Fatosave, në garat e skitarisë që u zhvillua të dielën në Brod të Gorës së Dragashit, në kuadër të Kupës “Argjena”.
Në këto gara, të cilat i organizoi Federata Skitare e Kosovës, në bashkëpunim me Klubin Skitar “Arxhena”, u arritën rezultate të lakmueshme në të gjitha kategoritë e Sllallomit te Madh. Kryetari i Federatës Skitare të Kosovës, Hajrush Demaj, tha se garat e së dielës dëshmuan se Qendra Skitare “Arxhena”, premton që shumë shpejtë do të bëhet qendra më e mirë në Kosovë dhe ndër më të mirat në Ballkan. “Kjo qendër është licencuar nga Federata Botërore e Skitarisë, prandaj mund të presim se e ardhmja do të jetë shumë më atraktive këtu, sidomos pas disa investimeve shtesë që kanë premtuar pronarët e kësaj qendre”, tha Demaj për Radio Sharrin , menjëherë pas përfundimit të garave, të cilat i vlerësoi tejet të suksesshme.
Në këto gara morën pjesë shumë klube skitare, si Trepça nga Mitrovica, Pashtriku nga Gjakova, Kastrioti nga Ferizaj, si dhe klubi nikoqir “Arxhena”. Ndërkohë, në këtë garë mori pjesë edhe një klub skitar nga Shqipëria, gjegjësisht nga komuna e Shishtavecit, e cila kufizohet me komunën e Dragashit. Pjesëmarrja e këtij klubi, matanë kufirit, këtë vit i dha epitetin ndërkombëtar kupës “Arxhena”, për të cilën shpresohet se do të shtrij aktivitetin çdo vit e më shumë.
Nikoqiri i kësaj gare, në fund ka ndarë mirënjohje për ata që më së shumti kontribuuan në mbarëvajtjen e gjithë këtij evenimenti sportiv. Mirënjohje morën Komuna e Dragashit, Policia e Kosovës, Shtëpia e Shëndetit në Dragash dhe Shoqata e ski-motoçiklistëve nga Deçani.
 
 
Rezultatet më të mira në garë - vendet e para:
Fatosat - 1: Andi Bardhi – Pashtriku
Fatosat - 2: Alen Nuredini - Arxhena
Pionierët e rinj: Endrit Zhuri – Pashtriku
Pionierët e vjetër: Granit Mustafa – Kastrioti
Pionieret e vjetra: Doresa Mustafa – Kastrioti
Juniorët e rinj: Vigan Binxhiu – Pashtriku
Junieret e reja: Rita Idrizi – Trepça
Juniorët e vjetër: Egzon Gjeravina – Pashtriku
Junioret e vjetra: Aida Fejza – Trepça
Seniorët: Qendrim Mustafa – Kastrioti
Share