• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Rekomandim: Receta për krofne!
e Hënë, 15 Mars 2010 18:57
krofneAmviset që janë të prira për t’i befasuar familjarët e vet me gatojca të ndryshme, rekomandojnë krofnet, si një gatim i shpejtë dhe shumë i shijshëm, në çdo kohë.
Materiali: Për 18 copë krofne, nevojiten: 500 gram miell, 50 gram sheqer, një lugë kafeje kripë, 40 gram tharm, 150 mililitër qumësht i vakët, 2 kokrra vezë, 2 lugë ushqimi me vaj, fare pak miell për tavolinën e punës, një të bardhë të vezës, 150 gram marmelatë, pak yndyrë për tepsinë, si dhe sheqer pluhur, sipas dëshirës.
Përgatitja: Mielli, sheqeri dhe kripa hidhen në një enë... Në mes shtypet masa, për ta krijuar një gropëz, ku do të hidhej tharmi i grimcuar. Me qumështin e vakët përziet brumi i krijuar, i cili më pas lihet i mbuluar në një vend të ngrohtë, rreth 15 minuta.
Derisa të vijë brumi, vetë dhe vaji rrahën, për t’ia shtuar më pas brumit. Sërish mbulohet ena dhe, në një vend të ngrohtë, lihet të vijë brumi, rreth 30 minuta. Pas kësaj kohe, brumi ngjeshët edhe njëherë dhe, mbi tavolinën e pluhurosur me miell, me një gotë apo diç tjetër që ka formën e rrumbullakët dhe diametër, rreth 6 centimetra, pritet. Gjysma e rrumbullakëve të prerë, lyhen rreth e rrotull me të bardhën e vezës, ndërsa në mes i qitet një lugë kafeje me marmelatë. Gjysma tjetër palohet përmbi, ndërsa skajet ndrydhen mirë, që të ngjiten, për ta ruajtur ëmbëlsirën në mes.
Tashmë krofnet janë të gatshme dhe vendosen në një tepsi, të lyer paraprakisht me yndyrë, dhe të mbuluara i lëmë në një vend të ngrohtë, rreth 15 minuta.
Yndyra, apo vaji, nxehet me një fritezë, në 175 shkallë të Celsiusit, pastaj në të hidhen krofnet për tu fërguar, duke i rrotulluar kohë pas kohe, derisa të marrin ngjyrën e artë, në të kaftë. Krofnet e pjekura kullohen më pas mbi një letër kuzhine dhe pluhurosen me sheqer pluhur, sipas dëshirës.
Share