• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Martë, 16 Mars 2010 16:32

beqir_beqaj_sharri_radio

 Beqir BEQAJ -
drejtor i përgjithshëm në Radio SHARRI

 
VERËZA - NJË ARSYE MË SHUMË PËR KORZO
 
• Blerina, nxënëse e klasës së tretë të fillores, fare nuk e di se përse festohet 14 marsi. Ajo kënaqet duke lozur rreth zjarrit, të cilin e kanë ndezur beqarët e njërës nga lagjet e Bellobradit, në Opojë, si shenj karakteristike që lajmëron fillimin e pranverës, sipas llogaritjes së kalendarit nga më të moshuarit opojanë. Në dorë mban një qese plastike, të mbushur me vezë të ziera, të cilat më vonë do t’i cakërroj me shoqet e saj, për ta nxjerrë në fund vezën fituese. “Po e festoj verzën”, pati thëna Blerina, para disa vitesh, duke mos e ditur fare se çfarë feste është kjo. Sot, Blerina shëtit rrugës qendrore të Bellobradit, e veshur sikurse një modeliste në pistat e modës dhe, sërish thotë se po e feston verzën!
Etnomuzikologu, Bahtir Sheholli, i cili së voni ndërroi jetë, në një prononcim për Radio Sharrin, pati thënë se Verza nuk është festë e ndonjërës nga religjionet aktuale ndër shqiptarët, por ajo ka ngelur nga paganët “Opoja është një trevë karakteristike, jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe në Ballkan. Vetëm në Opojë, më së miri janë ruajtur elementet pagane. Nuk është vetëm verza që festohet në Opojë, por janë edhe Shëngjergji, Jeremia, Shënkolli e shumë festa të tjera, të cilat me fanatizëm janë ruajtur në këto troje”, pat thënë Sheholli, duke shtuar se këto festa përcillen edhe me këngë karakteristike.verza_flia_opoja
Nata e verzës, në Opojë kremtohet në pasditen e 13 marsit. Besimtarët që kanë trashëguar këto festa nga paganizmi, besojnë në diçka, pa e ditur se cilit religjion i takojnë festat e ngjashme si verza. Beqarët ndezin zjarr të madh, dikur me dëllinja, tani edhe me goma të vjetra të automjeteve, ndërkohë që vajzat hedhin valle rreth zjarrit, duke kënduar këngë të cilat trashëgohen nga brezi në brez. Sheholli pati treguar edhe për “skenarin” e verzës, i cili ka pësuar pak ndryshime në ditët e sotme. “Natën e verzës, plaka e shtëpisë gatuan flinë, specialitet ky me të cilin edhe në ditët tjera shërbehen mysafirët më të dashur. Në mbrëmje, vajzat kthehen në shtëpi, duke kënduar këngë me tekste interesante. Ato sjellin buqeta me degë dushku, dëllinjash dhe bimë, të cilat, edhe pse të thara, i kanë rezistuar borës. I vendosin në derën e hyrjes së shtëpisë, e që besojnë se ajo buqetë sjell fat”, ka sqaruar Sheholli, për të shtuar se këto doke bëhen, duke besuar që ato sjellin pjellshmëri, si tek njerëzimi, ashtu edhe tek bimësia.
Për dallim nga vitet e kaluara, kur verza festohej, pikërisht ashtu siç e paraqiste, tashmë i ndjeri Sheholli, sot ajo ka humbur çdo shije të saj. Në ditët e sotme, kjo festë në Opojë ka mbetur vetëm një arsye më shumë, që vajzat të shëtisin rrugëve të fshatrave, sikurse që ndodhë nëpër qytete, për çdo mbrëmje! Ndërkaq, djemtë sillen vërdallë dhe bëjnë vlerësimin, se cilat nga këto vajza janë më të pashme, apo edhe për ta takuar të fejuarën, ose edhe vajzën, të cilës ia ka vënë syrin për ta fejuar.
Në kohën e Internetit, telefonave mobilë dhe serialeve të shumta, festa që opojanët e ruajtën me shekuj, tashmë është zhdukur me specifikat e saj. Rrallë shtëpi ka përgatitur flinë, si specialitet të kësaj dite. Asnjë vajzë nuk është veshur me rroba kombëtare tradicionale dhe asnjërit nga djemtë nuk i ka shkuar mendja, se duhet të ndizet zjarri, në vendin ku, larg vendbanimit dhe rrugëve, do të mblidheshin vajzat për të kënduar!
Sot, vajzat vishen me gardërobën më moderne që kanë dhe, në kundërshtim me rregullat e festës, shëtisin rrugëve më të frekuentuara të secilit vendbanim. Nga ana tjetër, pothuajse të gjithë të rinjtë kanë automjete dhe me to lëvizin, nga njëri fshat në tjetrin! Atyre iu pëlqen vlugu i vajzave nëpër rrugë dhe, si asnjëherë më parë, vozisin me shpejtësinë minimale duke shikuar, më shumë anash se sa përpara! Por, ngasësit tjerë, të cilët kthehen të lodhur nga puna në shtëpi, nevrikosen nga fakti se rrugët janë të stërmbushura me të rinj, të cilët fare nuk e vrasin mendjen, se po shëtisin në një trase që është e dedikuar për automjete.
Për dallim nga kohërat e paraluftës, kur vetëm një pasdite kremtohej mbrëmja e fundit e dimrit, duke iu gëzuar së nesërmes që do të filloj pranvera, sot kjo festë kremtohet disa ditë rresht, me po të njëjtin ritëm... Korzo nëpër rrugët më të frekuentuara të secilit vendbanim.
 
 
Share