• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Murati dhe Petroviq, refuzojnë Baliqin!
e Mërkurë, 17 Mars 2010 09:55
baliqDeputetët, Xhezair Murati dhe Slobodan Petroviq, e quajnë qesharake kërkesën e Grupit për Integrim, për përfshirje në Qeverinë e Kosovës. Murati kërcënon me dalje nga Qeveria, nëse kërkesa e Grupit për Integrim pranohet nga kryeministri Thaçi. Ndërsa Petroviq thotë se Numan Baliqi është njeri konfliktuoz.
Kjo kërkesë e Grupit për Integrim është përqeshur të martën nga deputetët Slobodan Petroviq, nga Grupi Parlamentar i Partisë Liberale Serbe (SLS) dhe Xhezair Murati, nga Grupi Parlamentar, 7 Plus. Petroviq, i cili është pjesë e koalicionit qeveritar, ka thënë për Express se ky grup nuk përfaqëson komunitetet e Kosovës, përderisa deputeti Xhezair Murati e quajti joserioze kërkesën e Baliqit, duke e lidhur atë me personalitetin e tij, si kryetar i Grupit për Integrim. “Ky është marketing i Numanit. Ai gjithmonë e imagjinon ndonjë tregim që të tërheqë vëmendjen. Si mund të jetë Ministër njeriu që ka votuar kundër Pakos së Ahtisarit, ndërsa nga kjo pako ka dalë Deklarata e Pavarësisë”, ka thënë Murati, për Express, duke e quajtur joserioze dhe jokonstruktive kërkesën e Grupit për Integrim. Murati tha se Koalicioni “Vakat” është ai që ka fituar zgjedhjet, e jo SDA-ja e Baliqit. “Kush është Numan Baliqi, që ta fitojë atë ministri, kur ne jemi fitues të zgjedhjeve, brenda komunitetit boshnjak. Nëse është dikush që duhet ta marrë atë ministri, atëherë jemi ne”, ka thënë Murati.
Nga ana tjetër, Slobodan Petroviq nga Grupi Parlamentar i SLS-së, nga radhët e së cilës janë dy ministra, e ka quajtur tallje kërkesën e Grupit për Integrim. “Mendoj se, më së miri këtë e kanë thënë qytetarët në zgjedhjet lokale, pasi që pesë parti, së basku kanë marrë 300 vota. Ky është treguesi më i mirë. Kjo është tallje, kjo është qesharake”, ka thënë ai, duke qenë i bindur se Grupi për Integrim nuk mund t’i marrë ministritë e kërkuara. “Kjo mund të bëhet, vetëm në një qeveri private. Secili mund të kërkojë, por kjo është joserioze”, ka thënë Petroviq.
Numan Baliq është Kryetar i Grupit për Integrim - partner me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai ka deklaruar për Express, se është takuar me Kryeministrin Thaçi, të cilit i ka kërkuar përfshirjen në Qeveri, duke marrë dy ministri, atë të Shëndetësisë dhe të Komuniteteve. Baliq ka kërkuar që të jetë ai që do të udhëhiqte Ministrinë e Shëndetësisë. Kjo kërkesë është konfirmuar edhe nga Zëvendëskryeministri Kuçi.
Deputeti Murati ka thënë se shpreson që kryeministri nuk do t’i marrë parasysh këto kërkesa, përndryshe ai ka kërcënuar me largim nga koalicioni qeverisës. “Ne, me siguri se do të tërhiqemi nga Qeveria, pra nga koalicioni Vakat, që është pjesë e shumicës në Kuvend”, ka thënë Murati, i cili, bashkë me një deputet tjetër nga radhët e koalicionit Vakat, kanë akuzuar ditë më parë Presidentin e Kosovës, se në Këshillin Konsultativ për Komunitete ka emëruar njerëz nga Grupi për Integrim, për të cilët kanë thënë se nuk janë përfaqësues të komuniteteve, pasi nuk kanë fituar vota të mjaftueshme. Ata kanë thënë se Presidenti e ka bërë këtë, për shkak të partneritetit të Grupit për Integrim me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Por, mundësia që Grupi për Integrim të përfshihet në Qeveri, nuk duket reale.
Share