• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Ambasadori i Francës, mbështet Prizrenin
fitou-mujaAmbasadori i Francës në Prishtinë, Jean François Fitou, ka shprehur bindjen se numri i shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës do të shtohet dhe u ka bërë thirrje vendeve të Ballkanit, që të ndërtojnë marrëdhënie miqësore mes vete. Sipas tij, kultivimi i raporteve të fqinjësisë së mirë, është esenciale për perspektivën evropiane të rajonit. “Ajo që për ne është shumë e rëndësishme, është se Kosova dhe shtetet e Ballkanit duhet t’i rregullojnë problemet e tyre dhe të afrohen me Evropën, për shkak se kjo është ajo që i duhet rajonit. Çdo gjë tjetër është kohë e humbur për të gjithë”, ka thënë Fitou, pas takimit me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja. Fitou përsëriti se shtetësia e Kosovës është proces i pakthyeshëm dhe se në të ardhmen ky realitet do të njihet nga më shumë vende të botës. “Kosovën e kemi njohur dhe nuk do të kthehemi prapa. Pritet që ata që nuk e kanë njohur, ta bëjnë këtë”, ka deklaruar diplomati francez. Sipas tij, ky proces është i pakthyeshëm, pavarësisht nga mendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. “Ne e kemi njohur Kosovën njëherë e përgjithmonë dhe kjo nuk mund të kthehet. Ne ia kemi thënë edhe GJND-së, se vendimi i saj nuk do të ketë ndikim ligjor tek ne, pavarësisht mendimit këshilldhënës. Kjo nuk do ta obligoj asnjë shtet që të rishikoj njohjen apo ta tërheq atë. Në anën tjetër, nuk mund t'i obligoj shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë këtë”, është shprehur ambasadori Fitou.
Gjatë vizitës në komunën e Prizrenit, ambasadori francez ka propozuar edhe thellimin e bashkëpunimit me autoritetet lokale, në fushën e turizmit, si dhe të mësimit të gjuhës frënge në shkolla dhe jashtë tyre. “Duke e bërë këtë, shpresojmë se do t’i ndihmojmë të gjithë qytetarëve të Kosovës, në çdo mënyrë të mundur. Ne i japim përkrahje shumë të madhe edhe Qeverisë së Kosovës, mirëpo me rëndësi është që t’i japim përkrahje të gjithë banorëve që të përdorin potencialin e tyre”, ka thënë Fitou, duke ftuar kryetarin Muja për vizitë zyrtare në Francë, me qëllim që të shqyrtohen idetë e reja të bashkëpunimit.
Në anën tjetër, kreu komunal i Prizrenit, Ramadan Muja, ka thënë se me diplomatin francez është shqyrtuar çështja e bashkëpunimit, në sferën e turizmit dhe të arsimit.
Share