• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Votuesi ndëshkoi lojën e dyfishtë të LDK-së!
e Mërkurë, 17 Mars 2010 10:40
ldk - logooHumbja e LDK-së edhe në Gjilan, nga analistët politikë vlerësohet si një ndëshkim që po i bëhet kësaj partie nga elektorati, për shkak të lojës së dyfishtë, karshi koalicionit qeverisës. Analistët thonë se LDK-ja gjendet në krizë dhe ka humbur identitetin e saj. Për më tepër, ata thonë se përçarjet brenda Kryesisë së LDK-së, bëjnë që kjo parti ta ketë të vështirë rikthimin, si subjekti i parë në vend.
Disfata e Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe në Gjilan, sipas analistëve politikë, është një tagër që LDK-ja po paguan, kundrejt elektoratit të saj, për shkak të konfuzionit që kjo parti krijoi, në raport me koalicionin qeverisës. Lidhja Demokratike e Kosovës, pas balotazhit të 13 dhjetorit, kërkoi me ngulm përsëritjen e zgjedhjeve në Gjilan, Prizren dhe Lipjan, nën dyshimin se ka pasur keqpërdorime.
Të dielën, në Gjilan, sikurse ndodhi më herët në dy komunat tjera, kandidati i LDK-së humbi kundrejt kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës. Për analistin politik, Ilir Deda, rezultati i Gjilanit tregon se LDK-ja ka humbur busullën politike. “Elektorati është duke e ndëshkuar LDK-në për të gjitha ato premtime, të cilat i dha nga tetori i vitit 2009, e që dolën të jenë të pavërteta. Retorika që LDK-ja po e përdor në fushatat parazgjedhore, është një retorikë e dy skajeve të ndryshme. Sa herë që ka kampanjë parazgjedhore, LDK-ja kërcënon se do ta lëshojë koalicionin dhe, pas përfundimit të raundit zgjedhor, ajo mbetet në Qeveri. Në të njëjtën kohë, LDK-ja po konkurron në zgjedhje me figura të shpenzuara politikisht, të cilat nuk kanë përkrahje në elektorat”, tha për Radion Evropa e Lirë, Ilir Deda.
Hovin e LDK-së, me fitoren e Isa Mustafës në Prishtinë, më 15 mars, e kanë ndalur humbjet në tri komunat, ku u desh të mbaheshin zgjedhjet për kryetar komune tri herë.
Analisti, Bardh Hamzaj, numëron një sërë arsyesh, që sipas tij, çuan në disfatën e LDK-së. “Rezultati është i tillë, që mendoj se në një mënyrë e ka përulur LDK-në. Gjilani po tregon se thellimi i përçarjeve, që kanë ekzistuar edhe përpara mes anëtarëve të Kryesisë, vetëm sa është thelluar. Kështu që, me këto tri humbje, në këto tri komunat ku janë përsëritur zgjedhjet, pozicioni i LDK-së për bindjen time është më i dobët, sesa që ka qenë më 15 nëntor, kur është menduar se po forcohet”, thotë Hamzaj.
Një tjetër arsye që çoi në humbjen e Gjilanit, por edhe të Prizrenit e Lipjanit, sipas Ilir Dedës, është mosfreskimi i LDK-së me kuadro të reja. “LDK-ja është në krizë të thellë, sepse është parti, e cila ka humbur identitetin e saj dhe parti, e cila, në njëfarë mënyre, po e paguan çmimin e mosfreskimit të kuadrove të saj, që pothuajse 20 vjet. Është fakt se njerëzit e kanë lëshuar LDK-në, por nuk kanë sjellë prurje të reja në këtë parti. Kështu që këto janë konsekuencat që kjo parti duhet t’i bartë, derisa t’i mbajë zgjedhjet e saj të brendshme, të cilat, në një mënyrë, do ta determinojnë të ardhmen dhe fatin e LDK-së”, thekson Deda.
Zgjedhjet e brendshme të LDK-së priten të mbahen këtë vit. Ato, disa analistë madje i cilësojnë si ngjarje kryesore të vitit. Por, a do t’ia rikthejnë zgjedhjet fuqinë LDK-së, që dikur ishte partia më e madhe në vend, sipas Ilir Dedës, vështirë të mendohet. “Nuk po shihet se ka ndonjë zgjim të anëtarësisë së LDK-së. Edhe më tutje ka një qasje, ku Kryesia e LDK-së është e përçarë. Në Kryesi të LDK-së nuk dihet kush cilit grup realisht i përket dhe Kryesia e LDK-së nuk është forumi ku bëhen politikat partiake. Kështu që, në zgjedhjet e ardhme të brendshme të LDK-së, ballafaqimi i vetëm në to do të jetë se, kah do të shkojë LDK-ja, a do të ketë forcë që ta rizbulojë identitetin e saj, a do të ketë prurje të reja dhe a do të ketë ndëshkime ndaj atyre kryetarëve të degëve, që i humbën zgjedhjet”, thotë Deda.
Ndërkaq, Hamzaj është skeptik se zgjedhjet e brendshme do të sjellin rikthim të LDK-së në skenën politike kosovare, ani pse, siç thotë ai, kësaj skene i duhet një LDK e fortë. ”Unë mendoj se skenari i zgjedhjeve normale, është më i pamundshmi në LDK. Ndërkaq, përpos zgjedhjeve të tensionuara, ekziston mundësia që ato të përshkallëzohen, ta zëmë, deri te ndonjë formë e ‘Kuvendit të karrigeve’. S’them që do të ndodhë mu ajo, por eventualisht mund të kemi çarje të reja në LDK”, deklaron Hamzaj.
Ndërkohë, para LDK-së është edhe sfida e Istogut. Në këtë komunë do të përsëriten zgjedhjet, meqë kryetari nga radhët e LDK-së, Fadil Ferati, ndërroi jetë, pasi mori mandatin në zgjedhjet e 15 nëntorit. “Sipas të gjitha gjasave, në Istog, LDK-ja do të rrezikohet nga AAK-ja, e cila, deri më tash e ka mbështetur LDK-në, në të gjitha ato komuna, ku ajo ka pasur nevojë për mbështetje. Nëse i ka humbur tri komunat nga PDK-ja, një dështim i radhës në Istog, që është edhe vendlindja e presidenti historik të LDK-së, Ibrahim Rugova, mendoj se do ta dërmonte përfundimisht këtë parti”, vlerëson Hamzaj.
Analistët mendojnë se LDK-ja, në një formë, po mbetet peng i postit të ngrirë të kryetarit të saj, njëherësh presidentit të vendit, Fatmir Sejdiu. Ata thonë se LDK-së i duhet një kryetar, i cili do të merrej tërë kohën me punët e partisë.
Share