• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
"Lidhja për Prizrenin", nuk ekziston më?
e Mërkurë, 17 Mars 2010 19:40
prizrenPërfaqësues të partive të bllokut opozitar në komunën e Prizrenit kanë mohuar zërat që të ketë përçarje në mesin e tyre. Ata e kanë përsëritur qëndrimin e shprehur më herët se do të kenë veprim të përbashkët, por me kushtin që secila parti ta ruaj subjektivitetin e vet brenda Kuvendit Komunal.
Fatmir Kastrati nga dega e AAK-së në Prizren ka deklaruar se koalicioni "Lidhja për Prizrenin" si i tillë nuk ekziston më, pasi që ky formacion politik ka garuar për të marrë udhëheqjen e ekzekutivit të komunës. "Meqë nuk e kemi arritur këtë qëllim, ajo marrëveshje nuk na obligon më. Ne e kemi bërë të qartë se AAK-ja e ruan pavarësinë e vet, si grup parlamentar, brenda Asamblesë, por sigurisht se jemi më afër me partitë opozitare", ka thënë Kastrati. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e përkrahjes së propozimeve që vijnë nga pozita, në qoftë se ato janë në përputhje me interesat e qytetarëve të komunës së Prizrenit.
Qëndrim të ngjashëm ka paraqitur edhe Sefer Rexhaj nga dega e LDD-së, i cili ka theksuar se blloku opozitar nuk ka pas ndasi ndërmjet vete për çështjet e rëndësishme. "Si opozitë, kemi unifikim të qëndrimeve, por koalicioni i lidhur më herët nuk na obligon më, që do të thotë se në çështje të caktuara mund të kemi edhe diversion. Si parti, ne e ruajmë autonominë tonë të shprehjes së qëndrimeve brenda Asamblesë Komunale dhe mund të ndodhë që rreth çështjeve të caktuara t'i mbështesim propozimet e pozitës", ka deklaruar Rexhaj.
Në anën tjetër, nënkryetari i degës së LDK-së, Ridvan Hoxha, ka thënë se bashkëpunimi ndërmjet partive opozitare është në nivel të lartë dhe se vazhdon veprimi i unifikuar. "Ka pas keqinterpretime në media, se gjoja blloku opozitar është i përçarë. Bashkëpunimi ynë vazhdon dhe nuk kemi pas asnjë lloj përçarjeje. Normalisht, ne e kemi një dakordim që grupet parlamentare mund t'i mbajnë dhe prezantojnë qëndrimet e veta, por në çështjet e rëndësishme do të kemi veprim të unifikuar", ka shpjeguar Hoxha. Sipas tij, dëshmia më e mirë për këtë është kërkesa e fundit që i është adresuar krerëve të komunës, për thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, me qëllim të shqyrtimit të ligjshmërisë së emërimit të nënkryetarit të dytë nga komuniteti shumicë, si dhe mosfunksionimin e ekzekutivit komunal. Kjo kërkesë, sipas Hoxhës, është nënshkruar nga 17 këshilltarë opozitarë. LDK-ja në kuadër të zgjedhjeve për kryetar të Prizrenit, kishte lidhur aleancë me AAK-në, LDD-në, ORA-n, PSHDK-në, derisa goditjen më të rëndë e kishte pësuar nga AKR-ja, e cila, në prag të raundit të tretë, kishte prishur marrëveshjen me LDK-në për të bërë ujdi me PDK-në.
Share