• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Enjte, 18 Mars 2010 18:07

Prizren
- Një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër është lënduar rëndë, në një aksident komunikacioni, i cili ka ndodhur, në mëngjesin e hershëm të së mërkurës, në rrugën magjistrale Prizren-Suharekë.
Policia ka thënë se shkaku i aksidentit, dyshohet të jetë shpejtësia e madhe. “Dyshohet se shkaktar i kësaj fatkeqësie ka qenë shpejtësia e madhe që, sipas matjeve, ka rezultuar të ishte rreth 120 km/h, me ç’rast shoferi ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal”, ka thënë zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha.
Lubjanë - Sllovenia ende po bën përpjekje për t’i ulur në një tryezë të përbashkët, për herë të parë, udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, në takimin rajonal, i cili është planifikuar të mbahet gjatë kësaj fundjave, në qytetin slloven, Bërdo.
Drejtori për marrëdhënie me publikun në Ministrinë e Jashtme të Sllovenisë, Urosh Mahkovec, tha për BBC-në, se po vazhdojnë përpjekjet për të siguruar pjesëmarrjen e Serbisë në këtë konferencë, por shtoi se, pavarësisht nga vendimi i Serbisë, takimi do të mbahet dhe se shumica e të ftuarve, tashmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Bruksel - Kosova është e gatshme të marrë pjesë në të gjitha takimet rajonale, ku do të trajtohet në mënyrë të barabartë me vendet e tjera. Kjo vlen dhe për takimin që do të mbahet në fundjavë, në Slloveni, deklaroi në Bruksel presidenti, Fatmir Sejdiu. Ai ka zhvilluar një takim me ambasadorët e vendeve të NATO-s, që e kanë njohur Kosovën dhe me ambasadorin e Greqisë.
Në takim nuk kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit e tri shteteve, anëtare që nuk e kanë njohur shtetësinë e vendit tonë; Spanjës, Sllovakisë dhe Rumanisë.
Pas takimit, Sejdiu tha se është diskutuar për gjendjen e sigurisë, bashkëpunimin mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe NATO-s, si dhe për gjendjen në veri të vendit.
Podgoricë - Në Podgoricë është nënshkruar dje marrëveshja mbi doganat, në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Sipas paralajmërimit që ishte bërë më herët, marrëveshja parasheh bashkëpunim reciprok, në çështjen e doganave, si furnizimi me të gjitha informacionet doganore, për mbledhjen e detyrimeve të importit dhe eksportit, duke krijuar kështu edhe grupe të përbashkëta hetimore për luftimin e evazionit fiskal dhe kontrabandës.
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, pas takimit që pati me zv-kryeministrin dhe ministrin e Financave të Malit të Zi, Igor Lukshiq, dhe ministrin e Ekonomisë së Malit të Zi, Branko Vujoviq, tha se kjo marrëveshje është e rëndësishme për të dy shtetet, pasi që krijohet një mekanizëm i përbashkët, i cili lufton dukuritë negative që dëmtojnë buxhetet shtetërore të të dyja vendeve.
Stokholm - Ambasadori i Suedisë në Serbi, Krister Bringeus, tha se të gjithë qytetarët nga Serbia, të cilët gjatë këtij viti kanë kërkuar azil në Suedi, për shkaqe ekonomike dhe sociale, do të kthehen mbrapshtë.
Ai u tha gazetarëve në Bujanoc se, rreth 200 kërkesa për azil, kanë marrë përgjigje negative.
Ambasadori Bringeus për çështjen e azilkërkuesve, dje ka biseduar edhe me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberin, dhe me përfaqësuesit e disa shoqatave të romëve në këtë komunë.
Nju Jork - Ish-kongresisti amerikan dhe kryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, që nga themelimi i saj, Joseph DioGuardi, ka njoftuar se do të kandidojë për senator, nga shteti i Nju Jorkut, në zgjedhjet e sivjetme, që do të mbahen në nëntor.
Në njoftimin që e bëri në Grand Central Terminal, në Nju Jork, DioGuardi tha se prioritet i angazhimit të tij, do të jetë kalimi i një amendamenti kushtetues për balancimin e buxhetit, si dhe miratimi i kufizimit të mandateve në Kongres.
DioGuardi ka qenë anëtar i Kongresit amerikanë në dy mandate, ndërsa gjatë njëzetë vjetëve ai është angazhuar në lobimin për çështjen shqiptare, sidomos rreth pavarësisë së Kosovës.
Share