• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në Bërdo, Kosova me status të barabartë
e Shtunë, 20 Mars 2010 23:36
brdo1Kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor, e vlerësoi konferencën mbi Ballkanin Perëndimor, e cila u mbajt në Bërdo të Sllovenisë, si një takim të suksesshëm pasi, sipas tij, rreth një tryeze janë ulur liderët e shteteve që ende nuk njihen mes vete. Ai, veçmas falënderoi kryesuesin e Këshillit ministror të Bosnjës dhe Hercegovinës, serbin Nikola Shpiriq, i cili mbase ka qenë nën presion për të mos ardhur në këtë konferencë, por që megjithatë i ka dhënë përparësi dialogut e jo vërejtjeve nacionaliste. “Konferenca në Bërdo, nuk është vetëm e sotme, por quhet procesi Bërdo”, tha Pahor para gazetarëve, duke shtuar se do t’ia hap dyert edhe atyre që nuk kanë marrë pjesë sot. Konferencat e ardhshme, siç bëri të ditur ai, do të zhvillohen në nivel të ministrave, kurse njëra ndër to dhe e para, do të jetë konferenca për trafikun dhe infrastrukturën, pasi është konstatuar se në këtë pjesë të Evropës nuk është duke u zhvilluar asnjë projekt i përbashkët infrastrukturor, për shkak të problemeve që shtetet e rajonit i kanë ndërmjet tyre.
Sa i përket problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Pahor tha se, as BE-ja nuk ka qëndrim të përbashkët, pasi disa shtete ende nuk e kanë njohur Kosovën. "Kemi të bëjmë edhe me Evropën, e cila po i nënçmon shanset e rajonit. Në njërën anë, ky është një rajon përplot probleme, por në anën tjetër edhe përplot shanse”, tha Pahor, duke paralajmëruar se ai do t’iu bëjë me dije bashkëbiseduesve evropianë këto shanse.
Në Bërdo u miratua edhe deklarata e përbashkët, e cila forcon obligimin për përfshirje në BE, fton BE-në që të nxisë mekanizmat e bashkëpunimit rajonal, thekson nevojën për vazhdim të mëtejshëm të procesit të liberalizimit të vizave në mbarë rajonin, sërish thekson obligimin për nxitjen e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore e me këtë edhe për takime të ardhshme të rregullta, në kuadër të procesit Bërdo.
Në fund të deklaratës, pjesëmarrësit e konferencës përshëndetën takimin BE-Ballkani Perëndimor, të cilin e ka paralajmëruar presidenca spanjolle e radhës, ndërsa organizatorët e konferencës, kryeministri slloven, Borut Pahor, dhe kryeministrja kroate, Jadranka Kosor, kanë shprehur kënaqësinë e tyre me rezultatin e kësaj konference.
Kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor, në fillim të konferencës, të gjitha shteteve pjesëmarrëse u dha përkthimet e dokumenteve juridike evropiane që Kroacia i ka krijuar gjatë bisedimeve të stabilizim-asociimit dhe kandidimit për anëtarësim në BE.
Ndërkaq, kryeministri Hashim Thaçi, u shpreh se herët apo vonë, Serbia do ta njohë Kosovën.
Lidhur me mospjesëmarrjen e presidentit serb, Boris Tadiq, në samitin për Ballkanin, Thaçi tha se vendimi i Tadiqit i përket mentalitetit të së kaluarës, duke shtuar se edhe Rezoluta 1244 i përket së kaluarës. "Më e mira do të ishte që Serbia ta njohë Kosovën, dhe kjo do të ndodhë herët apo vonë", tha kryeministri Thaçi, duke shtuar se bojkoti nuk është zgjidhje.
Thaçi tha se Kosova do të marrë pjesë në të gjitha konferencat rajonale, dhe se një të tillë do të organizojë edhe në Kosovë, ku do ta ftojë edhe Serbinë.
Sipas shënimeve të zyrës për komunikim të qeverisë sllovene, për përcjelljen e kësaj konference, me gjithë heqjet dorë, janë akredituar 259 përfaqësues të mediave, prej tyre 141 të huaj dhe 118 nga Sllovenia.
 
Jeremiq: Konferenca në Bërdo, e pasuksesshme!
 
Ministri  i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, ka vlerësuar se konferenca e sotme e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e mbajtur në Bërdo të Sllovenisë, nuk ka qenë mirë e organizuar dhe ka qenë e pasuksesshme. Në një prononcim për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS), Jeremiq ka thënë se konferenca, në të cilën nuk ka marrë pjesë kryetari i Serbisë, për shkak të pjesëmarrjes së kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, me gjithë përpjekjet, në fund ka pasur efekte nën çdo parashikim. “Lufta për ruajtjen e rendit kushtetues dhe lufta për ruajtjen e tërësisë territoriale, ka qenë shumë më e rëndësishme se sa pjesëmarrja në këtë konferencë joformale dhe, për fat të keq, jo të menduar dhe të organizuar mirë. Nuk është ndonjë humbje e madhe që kjo konferencë ishte e pasuksesshme. Do të ishte mirë të kishte qenë e suksesshme, por do të ketë raste për këtë”, ka thënë Jeremiq, duke pranuar se ka pasur presione që Serbia të marrë pjesë në këtë konferencë, madje edhe presione publike dhe, siç ka thënë ai, të pasjellshme. “Por, ne kemi qëndrim të qartë, nga i cili nuk mund të heqim dorë. Ne dëshirojmë marrëdhënie më të mira të mundshme me të gjithë fqinjët, por Kosova nuk është dhe nuk do të jetë fqinji ynë. Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë”, citohet të këtë thënë Jeremiq.
Share