• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Treva e Gorës, shndërrohet në deponi!
e Diel, 21 Mars 2010 23:47
berllokuËshtë vështirë të hasësh ndonjërin nga 17 fshatrat e trevës së Gorës, në komunën e Dragashit, e që në afërsi të të cilit nuk vërehen grumbuj të mëdhenj plehrash e mbeturinash. Banorët e kësaj treve thonë se, për largimin e mbeturinave nuk përkujdeset askush. Ndërkaq, përgjegjësit fajin ia hedhin vetë banorëve, për të cilët thonë se as nuk dëshirojnë të dëgjojnë, kur iu përmendet pagesa për një shërbim të tillë, të cilin do ta bënte ndërmarrja përkatëse komunale.
Kjo dukuri, sa e shëmtuar, aq edhe e rrezikshme për jetën e banorëve të kësaj ane, ka përfshirë edhe lumenjtë dhe rrugët. Ndonëse janë bërë disa projekte për mënjanimin e kësaj dukurie të keqe, megjithatë, ende nuk ka një zgjidhje.
Gjendja më e vështirë paraqitet në afërsi të fshatrave Kukajan, Glloboçicë, Restelicë, si dhe përskaj akseve rrugore, nga Dragashi për në Brod, pastaj rruga për Vraniç, si dhe rruga nga fshati Krushevë e deri në Restelicë, që përshkon edhe fshatin Gllooboçicë, ku hedhja e mbeturinave bëhet pa kurrfarë kontrolli.
Abdirahim Hasani, aktivist i njohur i fshatit Kukajan, rreth dy kilometra larg qytezës së Dragashit, thotë se, përkundër angazhimeve që ka bërë ai, është e pamundur të organizohen fshatarët. “Një pjesë e tyre arsyetohen se nuk kanë para, ndërsa shumica, as që dëshirojnë të merren me këtë problem”, thotë Hasani, duke pranuar se gjendja aktuale është më se e shëmtuar dhe e rrezikshme për shëndetin e banorëve të këtushëm.
Ngjashëm me kukajanasit shprehen edhe banorët e fshatrave tjerë, por qe ende nuk është arritur shumica e njerëzve që mendojnë kësisoj, për të ardhur gjendja në nivelin e asaj që ka treva tjetër e komunës së Dragashit, Opoja. Kjo trevë tashmë e ka të harruar një problem të tillë, pasi, me një pagesë simbolike, grumbullimi i mbeturinave bëhet në mënyrë të organizuar nga ndërmarrja përkatëse. Shaban Shabani, anëtar i Bordit mbikëqyrës në “Eko Regjioni”, thotë se në mbledhjet e këtij bordi, shpesh është debatuar për gjetjen e një zgjidhje për tejkalimin e kësaj situate, por që, deri më tani nuk është ndërmarrë asgjë konkrete. “Bashkë me drejtuesit e njësisë së ‘Eko Regjionit’, disa herë kemi pasur takime me banorët e fshatrave të Gorës, për t’i bindur ata që të nënshkruajnë kontratat për pastrimin e bërllokut, siç ndodhë në lokalitetet e trevës së Opojës, por ata as që kanë ndërmend të organizohen për zgjidhjen e këtij problemi”, thotë Shabani. Këtë e ka pohuar edhe Sali Shala, menaxher i njësisë për pastrimin e mbeturinave, në Dragash, në një bisedë ekskluzive në Radio Sharri, duke e shfaqur gatishmërinë që, pas kërkesës së qytetarëve, t’i angazhojë punëtorët për largimin dhe më pas edhe menaxhimin e bërllokut, duke e hequr këtë njollë të zezë nga ambienti, ndër më të bukurit në Kosovë. “Ne gjithnjë i lusim ata për tu inkuadruar në sistemin e pagesës, sepse ne nuk mund ndryshe të veprojmë. Themi që do ta bëjmë këtë një herë, dy apo edhe një muaj, por, për një punë që kërkon angazhim të përhershëm, nevojitet edhe qëndrueshmëria financiare”, thotë Shala, duke dhenë edhe në një mundësi të zgjidhjes së problemit, përmes nxjerrjes së një rregulloreje përkatëse nga ana e KK-së, si dhe angazhimin e inspektorit komunal, i cili do ta vizitonte më shpesh këtë trevë. “Vetëm me ligj do të zgjidhej ky problem, duke i sanksionuar të gjithë qytetarët e papërgjegjshëm, në mënyrë që kjo trevë, dikur shembull si rajon më ekologjik në vend, të mos shndërrohet në deponi mbeturinash”, ka thënë Shala, në një emision të organizuar nga Radio Sharri, enkas për këtë problematikë.
Share