• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Hënë, 22 Mars 2010 09:16

Dragash
- Ende mbetet i pazgjidhur problemi i mbeturinave, në fshatrat e trevës së Gorës.
Në afërsi të secilit fshat, bora që tashmë është shkrirë, ka nxjerrë në pah grumbuj të mëdhenj plehrash dhe mbeturinash, për të cilat banorët e kësaj treve thonë se, nuk përkujdeset askush.
Përgjegjësit, fajin ia hedhin vetë banorëve, për të cilët thonë se as nuk dëshirojnë të dëgjojnë, kur iu përmendet pagesa për një shërbim të tillë.
Gjendja më e vështirë paraqitet në afërsi të fshatrave Kukajan, Glloboçicë, Restelicë, si dhe përskaj akseve rrugore, nga Dragashi për në Brod, pastaj rruga për Vraniç, si dhe rruga nga fshati Krushevë e deri në Restelicë, që përshkon edhe fshatin Gllooboçicë.
Prizren - Në fshatin Topliqan, në magjistralen Suharekë – Prizren, një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku, që ka ndodhur pasditen e së shtunës. Policia ka raportuar se një mashkull ka vdekur në aksidentin i cili ka ndodhur midis tri veturave civile, ndërsa janë lënduar rëndë edhe një femër dhe një mashkull tjetër.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa trupi i pajetë, me vendim të prokurorit, është dërguar në obduksion.
Kukës - Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje qytetin e Kukësit, kur një zënkë e rastit mes dy grupe të rinjsh, ka përfunduar me vrasjen e njërit prej tyre.
Burime nga policia bëjnë të ditur se një 17-vjeçar është qëlluar me thikë në zemër nga një bashkëmoshatar i tij, e që ka pësuar me vdekje të menjëhershme.
Sipas banorëve të zonës, zënka ka nisur disa ditë më parë dhe se këto grupe të rinjsh konfrontoheshin shpesh mes tyre. Por, grindja e djeshme ka rezultuar me fatalitet.
Prishtinë - Kryeministri, Hashim Thaçi, e ka vlerësuar jashtëzakonisht të suksesshëm takimin e liderëve të rajonit, në Bërdo të Sllovenisë.
Me t’u kthyer në Kosovë, kryeministri Thaçi tha se Kosova në këtë takim është përfaqësuar në mënyrë të barabartë me shtetet e tjera të rajonit. Ai përsëriti edhe një herë qëndrimin, se kudo që mbahen takime, qoftë të nivelit rajonal, apo takime të nivelit më të lartë ndërkombëtar, Kosova do të përfaqësohet vetëm si shtet i pavarur dhe sovran, në nivel të barabartë.
Prishtinë - “Nuk do të ketë unifikim të teksteve shkollore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”, ka thënë ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, duke sqaruar se marrëveshja e nënshkruar në fushën e Arsimit, ndërmjet dy shteteve, ka të bëjë me ngritjen e cilësisë në kuadër të programeve arsimore të Bashkimit Evropian dhe se këto bashkëpunime do të vazhdojnë edhe me shtete të tjera të BE-së. Hoxhaj ka shtuar se Kosova është shtet i pavarur dhe ka sistemin e vet arsimor dhe se bashkëpunimet në fushën e arsimit për ngritjen e cilësisë së arsimit, do të vijojnë edhe me shtete të tjera.
Share