• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Beqaj: Biznesmenët janë patriotë ekonomik!
e Martë, 23 Mars 2010 18:50
mekaDragash - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Besim Beqaj, të martën qëndroi në komunën e Dragashit, për tu njohur me gjendjen ekonomike të kësaj treve.
Në takimin që zhvilloi me kryetarin e Komunës, Salim Jenuzin, Beqaj u njoftua me nevojat dhe vështirësitë që ka kjo komunë, në synimin e saj drejtë zhvillimit ekonomik. “Është e vërtetë se kjo komunë shtrihet në skaj të vendit, por është gjithashtu e vërtetë se kjo trevë ka shumë potenciale që do ta nxirrnin nga gjendja aktuale, e cila karakterizohet tejet e vështirë”, tha Beqaj, pas takimit me kryetarin Jenuzi. Më pastaj, kreu i OEK-së vizitoi industrinë e tekstilit “Rematex”, në Dragash, të cilën e konsideroi si një biznes të suksesshëm, pas privatizimit të saj, e që së fundmi atë e ka marrë me qira një ndërmarrje turke.
Nga menaxheri i kësaj ndërmarrje, Sherafedin Karahoda, Beqaj është njoftuar për vështirësitë të cilat janë paraqitur, në fillim të punës, dhe për rezultatet aktuale që ka arritur kjo ndërmarrje, e cila aktualisht ka rreth 400 punëtorë. “Ne mësuam nga dora e parë për suksesin që ka shënuar kjo ndërmarrje, e cila në ditët e sotme, mund te themi se ka arritur shumë”, vlerësoi Beqaj.
Pas vizitës në këtë industri, e cila aktualisht mbetet lider për nga numri i të punësuarve, Beqaj ka vizituar edhe industrinë e mishit “Meka”, në Plavë, të cilën e vlerësoi si lider për nga shtrirja e produkteve të mishit në tregun kosovar dhe më gjerë. “Të arrish këtë sukses, në kushtet aktuale dhe në vendin ku veprosh, kjo është për tu mburrur. Prandaj ne i quajmë patriot ekonomik ndërmarrjet si ‘Meka’, të cilat që nga paslufta kanë vepruar me sukses, pavarësisht gjendjes aktuale në çdo aspekt, të cilën e dimë të gjithë”, tha për Radio Sharrin, Beqaj.
Drejtori i kësaj industrie, Burim Piraj, e njoftoi Beqajn me kapacitetet prodhuese, certifikatat që ka marrë për cilësi, si dhe me certifikimin, si prodhues “Hallall” i produkteve të mishit. “Ne nuk veprojmë dosido, por gjithnjë duke i respektuar të gjitha normat ligjore dhe mënyrat më të avancuara të prodhimit dhe veprimtarisë afariste”, tha Piraj.
Në të gjitha vizitat, kreu i OEK-së, Besim Beqaj, ka qenë i përcjellë nga drejtori i Odës Ekonomike Rajonale në Prizren, Nexhmidin Asllani. Ky i fundit tha për Radio Sharrin, se vizitat e tilla janë pjesë e aktiviteteve të OEK-së, të cilat gjithnjë mundohen të jenë sa më afër biznesit. “Ne duam që secilin biznes ta përcjellim dhe të njihemi me të mirat dhe pengesat që e përcjellin atë. Është punë e jona që, biznesin ta mbrojmë dhe ta ndihmojmë, deri në maksimumin e fuqisë dhe kompetencave që kemi”, tha Asllani.
Problem kyç që ka identifikuar Beqaj, është energjia e dobët elektrike, e cila, siç tha, nuk po arrin t’i furnizoj këto biznese. Ai është zotuar se këtë problem do ta parashtroj në organet më të larta të vendit, në mënyrë që kjo pengesë t’iu largohet ndërmarrjeve.
Share