• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kermabo i kënaqur me gjendjen e sigurisë!
e Martë, 23 Mars 2010 19:50
kermabo-jenuziDragash - Kreu i EULEX-it, Iv de Kermabo, ka qëndruar të martën në Dragash, për tu njohur me gjendjen e sigurisë dhe marrëdhëniet ndëretnike në këtë komunë. Ai ka takuar kryetarin e Komunës, Salim Jenuzin, dhe më pas ka vizituar edhe stacionin policor.
Në takimin që zhvilloi me kreun komunal, Kermabo është fokusuar në gjendjen e përgjithshme në këtë rajon, me theks të veçantë në fushën e sigurisë, marrëdhënieve ndëretnike, si dhe bashkëpunimin që ka Komuna  me Gjykatat dhe Policinë. Kryetari i Komunës, Salim Jenuzi, e ka njoftuar shefin e EULEX-it, se gjendja e sigurisë, raportet ndëretnike ndërmjet shqiptarëve dhe gorano-boshnjakët, si dhe bashkëpunimi i Komunës me Policinë dhe Gjykatat, janë në nivel të kënaqshëm. “Vazhdimisht bëhen përpjekje që kjo gjendje e mirë, jo vetëm të ruhet si e tillë, por edhe të avancohet”, tha Jenuzi.
Ndërkaq, në pyetjen e Radio Sharrit, përkitazi me veprimin e strukturave paralele në trevën e Gorës dhe insistimin që kjo trevë të shndërrohet në Komunë në vete, duke përfituar nga procesi i decentralizimit, shefi i këtij misioni evropian e ka kundërshtuar të ketë qenë temë e bisedës kjo çështje me krerët komunalë. “Kjo vizitë është bërë për të parë nga afër ecurinë e proceseve të gjithmbarshme në fushën e sigurisë, punën e policisë dhe gjykatave, si dhe marrëdhëniet ndëretnike, për të cilat u njoha se janë të mira. Sa i përket decentralizimit, apo kërkesës për këtë çështje, ajo nuk ishte temë e bisedës. Decentralizimi nuk hyn në radhën e tri shtyllave të EULEX-it”, tha Kermabo.
Ndërkaq, kryetari i Komunës, Salim Jenuzi, ka shtuar se çështja e decentralizimit nuk i përket askujt, përveç Kuvendit të Kosovës, ndërkohë që tendencat për krijimin e një komune paralele i ka quajtur si interes individësh dhe jo interes të gjithmbarshëm. “Ato struktura janë të përbëra nga grupe të caktuara individësh, dhe si të tilla nuk e kanë përkrahjen e shumicës së qytetarëve të komunitetit gorano-boshnjak. Një ditë, ato struktura do të shuhen, ndërsa çështja e decentralizimit do të bëhet sipas planifikimeve që kanë instancat republikane”, ka thënë Jenuzi.
Edhe Çasip Kushi, nënkryetar komune, nga radhët e komuniteteve pakicë, e ka vlerësuar të mirë gjendjen e gjithmbarshme në këtë Komunë, në veçanti atë në sferën e raporteve ndëretnike.
Në këtë takim, është bërë fjalë edhe rreth dukurisë së migrimit të të rinjve të këtij rajoni, me ç’rast është vlerësuar se e tëra kjo është pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike dhe sociale, e cila ka kapluar shumicën e popullatës së kësaj ane. Për këtë arsye, siç është thënë, duhet vazhduar përpjekjet e strukturave vendore dhe atyre ndërkombëtare, për të joshur investitorët e huaj që të investojnë në këtë rajon, me qëllim të përshpejtimit të zhvillimit ekonomik.
Share