• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Mërkurë, 24 Mars 2010 09:13

Dragash
- Shefi i EULEX-it, Iv de Kermabo, dje vizitoi Dragashin, për tu njohur me gjendjen e sigurisë dhe marrëdhëniet ndëretnike.
Pas takimit me kryetarin e Komunës, Salim Jenuzin, Kermabo tha se Qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbimi i njohurive rreth kësaj çështje.
Ndërkaq, kryetari i Komunës, Salim Jenuzi, tha se e ka njoftuar shefin e EULEX-it mbi gjendjen e sigurisë, të cilën ai e konsideroi të qetë dhe stabile.
Shefi i EULEX-it, ka vizituar edhe stacionin policor në Dragash, ku është njoftuar me punën e tyre, rreth ruajtjes së kësaj gjendje që u vlerësua tepër e qetë dhe stabile.
Dragash - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Besim Beqaj, dje qëndroi në Dragash, për tu njohur me gjendjen ekonomike tek ne.
Pas takimit që pati me kryetarin e Komunës, Salim Jenuzin, Beqaj u njoftua me nevojat dhe vështirësitë që ka kjo komunë, në synimin e saj drejtë zhvillimit ekonomik.
Kreu i OEK-së vizitoi industrinë e tekstilit “Rematex”, në Dragash dhe Industrinë e Mishit “Meka”, të cilat i vlerësoi si biznese të suksesshme.
Problem kyç që ka identifikuar Beqaj, është energjia e dobët elektrike, e cila nuk po arrin t’i furnizoj këto biznese. Ai është zotuar se këtë problem do ta parashtroj në organet më të larta të vendit, në mënyrë që kjo pengesë t’iu largohet ndërmarrjeve.
Prizren - Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith, deklaroi dje në Prizren se riformatimi i Qeverisë së Kosovës është përgjegjësi e kryeministrit Thaçi, të cilën ai e mbështet plotësisht, ndërsa shtoi se ka besimin që zbatimi i pakos së Ahtisaari-t, po përparon në mënyrë të qëndrueshme.
Feith në Prizren është takuar me kryetarët e gjashtë komunave të rajonit, përfshirë këtu edhe kreun e komunës sonë, Salim Jenuzin, si dhe kryetarin e ri komunal të pilot njësisë komunale të Mamushës. Sipas Feithit, ky takim mbahet në kuadër të një xhiroje me drejtuesit më të lartë komunalë të Kosovës, në të cilën po diskutohet për disa çështje të rëndësishme, përfshirë edhe zbatimin e pakos së Ahtisaari-t.
Prishtinë - Sot shënohet 12-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin dhe 11-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. 
Në nderim të kësaj date në historinë tonë më të re, do të bëhen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, në Kompleksin Memorial të UÇK-së, në Gllogjan, ndërkohë që manifestimi qendror përkujtimor, do të mbahet në afërsi të po të njëjtit Kompleks. 
Prezencën e tyre në manifestim e kanë konfirmuar personalitete të larta të politikës, shkencës dhe të kulturës nga Kosova dhe rajoni dhe përfaqësues diplomatikë në vendin tonë.
Prishtinë - Me kërkesën e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës, anulon vendimin e tij të mëparshëm për pagesën e provimit të maturës, në vlerë prej 10 euro.
Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës me këtë rast ka marrë vendim që të gjithë maturantët, të cilët do t’i nënshtrohen Maturës shtetërore 2010, të mos paguajnë fare për paraqitjen e provimit.
Ndryshe, Këshilli Qendror Shtetëror i Maturës, ditë më parë ka shpalosur planin për “Maturën 2010”, ndërkohë që ka filluar fushata për vetëdijesimin e maturantëve dhe për sensibilizimin e shoqërisë, shkollës, prindërve dhe të gjithë të tjerëve, që mund të jenë të përfshirë me maturën.
Share