• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
LDK-ja e mbron emblemën e Prizrenit!
e Mërkurë, 24 Mars 2010 17:08

lidhja_e_prizrenitPrizren, 24 mars 2010 - Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, ka shprehur qëndrimin e prerë, se nuk do të mbështes asnjë nismë për ndryshimin e emblemës komunale. Zyrtarët e këtij subjekti politik kanë shprehur bindjen, se simboli aktual nuk shkel të drejtat e komuniteteve jo-shumicë dhe se nuk është kundërligjor. "Miratimi i emblemës komunale ka kaluar nëpër të gjitha procedurat e duhura, në Kuvendin Komunal, konform dispozitave ligjore. Në emblemën aktuale nuk ka asnjë element diskriminues për komunitetet tjera", ka thënë gjatë një konference për shtyp nënkryetari i degës së LDK-së, Ridvan Hoxha. Sipas tij, kërkesa e komunitetit boshnjak dhe atij turk, nuk i kontribuon bashkëjetesës në Prizren, meqë Lidhja e Prizrenit paraqet një nga ngjarjet më madhore të kohës, jo vetëm për shqiptarët, dhe se kurorëzon përpjekjet e një populli për liri. "Ne nuk do ta përkrahim asnjë ndryshim në emblemë dhe ky është qëndrimi ynë i prerë", ka thënë Hoxha, duke akuzuar edhe autoritetet komunale për neglizhencë, në lidhje me këtë çështje, psi, sipas tij, ajo nuk është mbrojtur në mënyrë të duhur para Gjykatës Kushtetuese. Pos kësaj, Hoxha ka vlerësuar se emblema komunale e ka autorin e vet dhe se, pa të drejtën autoriale nuk mund të bëhen ndryshime. "Duhet të merret pëlqimi i autorit ose duhet të zhvillohet procedurë e re", ka thënë ai. Gjykata Kushtetuese e Kosovës, pas shqyrtimit të ankesës së parashtruar nga zëvendës kryesuesi i Komunës së Prizrenit, Qemal Kurtishi, ka vlerësuar se emblema, respektivisht neni 7 i Statutit të Komunës së Prizrenit, nuk është në përputhje me Kushtetutën, meqë shkelen të drejtat e komuniteteve jo-shumicë. Kjo gjykatë ka urdhëruar ndryshimin e saj, brenda tre muajsh. Kryesuesi i KK-së, Nijazi Kryeziu, dhe kryetari i Komunës, Ramadan Muja, kanë pohuar se do t’i binden vendimit të Gjykatës Kushtetuese, rreth vendimit të saj, duke iniciuar nismën për ndryshimin e emblemës, brenda afatit të përcaktuar.
Kryetari i degës së PDK-së, Zafir Berisha, sërish ka insistuar se, një gjë e tillë, lëndon ndjenjat e popullatës shumicë. Ai e ka përshëndetur qëndrimin e paraqitur nga LDK-ja. "Më vjen mirë që në këtë rast, edhe LDK-ja ndanë mendimin e njëjtë. Çdo tentativë për ndërhyrje në emblemë, është e rrezikshme, meqë ajo simbolizon identitetin e qytetit. Ne nuk do t'i mbështesim vasalët politikë, që i ndryshojnë qëndrimet, sipas motit", është shprehur Berisha. Ai ka rikujtuar se emblema nuk shkel të drejtat e komuniteteve jo-shumicë, ndërkohë që ka ftuar përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese, që të lexojnë edhe një herë nenin 8, alineja b, të Statutit të Komunës, e cila parasheh përdorimin e barabartë të gjuhëve në vulën e Komunës.
Nënkryetari aktual për komunitete, Ercan Spat, pat theksuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ka vërtetuar ekzistimin dhe funksionimin e demokracisë në Kosovë. Ai ka përsëritur se, komunitetet jo-shumicë nuk kanë kundërshtuar praninë e figurës së Lidhjes së Prizrenit në emblemë, por se kanë kërkuar vetëm shtimin e fjalës komunë, edhe në gjuhën turke dhe atë boshnjake.


Share