• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Skandali i vizave - hetohet “Omonia”!
e Premte, 26 Mars 2010 00:30
omoniaKorçë - Forcat e policisë së Korçës dhe Prokuroria e këtij qyteti, në Shqipëri, kanë nisur hetimet mbi skandalin e vizave greke, të dhëna në këtë qytet, si dhe pagesat e ndihmave ekonomike nga shteti grek. Agjencia NOA ka bërë me dije, se i akuzuari konkret është, Spiro Liçi, 62-vjeç. Në bazë të informacioneve të marra, ky person thuhet se ka abuzuar me detyrën e tij, si kryetar i organizatës “Omonia” në Korçë, duke iu nxjerrë viza për në shtetin grek, personave që nuk kanë qenë fare anëtarë të kësaj organizate dhe duke mos iu prerë faturë për shumën që personat kanë paguar. Ndaj Liçit rëndon akuza për vepër penale: “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Ditë më parë, Liçi është shkarkuar nga detyra, me akuzën për abuzime. Gjithçka u denoncua dhe u bë publike, pas një shkrese nga Konsullata greke, drejtuar organizatës OMONIA , ku konsulli grek kërkon shkarkimin e Liçit, me motivacionin se ai ka abuzuar me detyrën që ushtronte, duke mos dhënë ndihmë ekonomike për familjet që përfitojnë një shumë të caktuar ekonomike falas nga shteti grek, si dhe me dhënien e vizave pa kriter. “Problemet janë të njohura me kryetarin e OMONIA-s, por ai nuk do që t’i pranojë. Prej 6 muajsh ai kërkon viza dhe mundohet t’i kalojë me dokumente identifikuese që janë false. Mundohet të kalojë persona që kërkohen nga Interpoli ose nuk kanë të drejtë të shkelin në shtetet e zonës Shengen. Gjithashtu transformon pasurinë e OMONIA-s dhe nuk paraqet dokumente se çfarë bëhet me këto lekë”, ka thënë konsulli grek në Korçë, Theodhoro Ikonomus.
Vetë, Spiro Liçi, sapo ka mësuar për shkarkimin e tij, ka tentuar të marrë me vete nga zyra e OMONIA-s në Korçë dokumentet, vulën dhe materiale të tjera, duke i ngarkuar në makinën e tij personale. Përpjekja e tij ka dështuar, pasi forcat e policisë mbërrijnë në vendin e ngjarjes, duke ndërhyrë për qetësimin e situatës, e cila kishte degjeneruar në dhunë mes kryetarit të saposhkarkuar dhe atij të sapoemëruar.
Në deklaratën për media, Liçi akuzon Konsullatën Greke se ka ndërhyrë në veprimtarinë e organizatës. “Ngrirja nuk është brenda statutit dhe deri më sot ne nuk na ka bërë vaki që një konsull i përgjithshëm të ndërmarr hapa të tillë ose të ndërhyjë në politikën e një organizate apo të një partie. Këto ja kemi bërë të ditura kryetarit të organizatës dhe ambasadës greke në Tiranë”, ka deklaruar Liçi.
Share