• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
Dragashit i mungon gjelbërimi! |
![]() Një lulishte e vogël, e rregulluar për mrekulli, para luftës, pranë zyrave të “Sharrprodhimit”, si dhe një tjetër para postës së vjetër, e cila gjendet fare pranë administratës komunale, të vetmet parqe në këtë qytezë, tashmë janë shndërruar në hapësira të pazot.
Aty kushdo bën ç’të dojë. Lidh kuajt për ulëse, zbarkon mall, apo edhe hedh mbeturina.
Krejt ajo që bëhet, herë pas here, në funksion të pastrimit apo edhe rregullimit të ambienteve gjelbëruese, janë disa fidanë dekorative, që janë mbjellë nga UNDP-ja, KFOR-i apo ndonjë OJQ, me rastin e Ditës së Planetit apo ditës së Ambientit.
Në listën e gjatë të investimeve kapitale, me të cilën ish-zyrtarët lokalë, por edhe të tanishmit, mburren se miliona euro janë shpenzuar për përmirësimin e infrastrukturës, nuk mund të hasësh asnjë pozicion nga buxheti i Komunës për rregullimin e ndonjë ambienti të gjelbëruar në këtë qytezë.
Hasan Dishallari, zyrtar komunal i Ambientit, thekson se mungesa e hapësirave të gjelbëruara paraqet një brengë të përhershme për këtë zyrë. Sipas tij, për këtë edhe janë bërë projekte konkrete, por që mungesa e mjeteve ka pamundësuar realizimin e tyre. Ndërkaq, kryetari i komunës, Salim Jenuzi, është shprehur se vazhdimisht shikohet mundësia që të ndërmerret diç rreth kësaj, por nuk ka saktësuar se kur do të bëhet një gjë e tillë.
Banorët e kësaj qyteze, bazuar në qasjen e deritanishme të kompetentëve, për të bërë ndonjë lëvizje në këtë drejtim, shprehen skeptikë se edhe këtë vit mund të bëhet diç konkrete. “Kaluan dhjetë vjet që nuk është bërë asgjë në këtë drejtim, andaj është vështirë të shpresohet se sivjet do të bëhet diç për zgjidhjen e këtij problemi, i cili, padyshim se nuk është edhe aq i parëndësishëm”, shprehet secili qytetarë, të cilit i thua se këtë vit do të ketë përkujdesje, të paktën ndaj lulishteve ekzistuese.
Sido që të jetë, është e pabesueshme se, qendra e kësaj komune me plot gjelbërim, të mbetet edhe më tej në këtë gjendje, aspak të lakmueshme. |