• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Përfundoi riformatimi i Qeverisë Thaçi
e Mërkurë, 31 Mars 2010 21:22
qeveriaPrishtinë - Bazuar në marrëveshjen me partitë e koalicionit, kryeministri Hashim Thaçi konfirmoi përmbylljen e procesit të ndryshimeve në Qeverinë e tij, ku edhe është formuar Ministrisë për Integrime.
Në këto ndryshime janë larguar gjashtë ministra: tre nga Partia Demokratike e Kosovës dhe po aq nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Këto ndryshime, Thaçi i cilësoi edhe njëherë si nevojë për energji të reja me figura afirmative, ndërsa falënderoi ministrat e larguar, pa dhënë ndonjë arsye të veçantë për zëvendësimin e tyre.
Në një konferencë për media, Thaçi prezantoi emrat e ministrave të rinj: Edita Tahiri, ministre e Administratës Publike; Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme; Bujar Bukoshi, ministër i Shëndetësisë; Haki Demolli, ministër i Drejtësisë; Blerand Stavileci, ministër i Bujqësisë; Lutfi Haziri, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si dhe Besim Beqaj, ministër i Integrimeve Evropiane. Sipas këtij vendimi, nga Qeveria largohen ministrat e deritashëm, Arsim Bajrami, Idriz Vehapi dhe Zenun Pajaziti, nga PDK-ja, ndërkaq Alush Gashi, Nekibe Kelmendi dhe Valton Beqiri nga LDK-ja.
Vendimi për riformatimin e Qeverisë pasoi mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, nga e cila rezultoi zëvendësimi i tre ministrave nga kjo parti politike. Tre ministrat e larguar nga LDK-ja refuzuan të japin dorëheqje. Andaj, Kryesia e LDK-së vendosi t’i ndërrojë ata, duke shmangur termin shkarkim. Ministrja e zëvendësuar e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi, e lëshoi mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, duke refuzuar të japë dorëheqje. Megjithatë, ajo tha se do ta respektojë çdo vendim të Kryesisë së partisë. “Si duhet ta pres, unë nuk kam lindur me karrige të ministrit. E kam fituar atë post me punë, me djersë, me mund, me pastërti, me kredibilitet, me viktima... me të gjitha. Dorëheqje nuk jap, por vendimin e Kryesisë e pranoj”, tha Kelmendi.
Edhe pse e pakënaqur me këtë vendim të kryesisë së LDK-së, ajo e përjashtoi mundësinë e largimit nga kjo parti, për të cilën tha se vetë e ka themeluar, bashkë me ish-presidentin, Ibrahim Rugova.
Kryeministri Thaçi tha se mbledhja e parë e Qeverisë, me përbërjen e re, do të mbahet të premten, ndërsa për zëvendësministrat do të vendoset më vonë.
Share