• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Të rinjtë e Gorës brengosen për ardhmërinë!
krushevaDragash - Migrimi i të rinjve nga Gora e Dragashit, ishte temë e debatit që organizoi në Dragash Organizata Rinore nga Krusheva e Gorës, ku është konstatuar se migrimi paraqet një problem shqetësues për të gjithë banorët e kësaj treve, si dhe komunës së Dragashit në përgjithësi.
Shumica e panelistëve thanë se vetë të rinjtë duhet të jenë më të zëshëm, në identifikimin e shkaqeve kryesore që qojnë drejtë migrimit.
Në vazhdim janë shtruar mjaft kritika në adresë të strukturave komunale, të cilat, siç u tha, nuk bëjnë sa duhet në pengimin e kësaj dukurie, dhe se nuk komunikojnë direkt me të rinjtë e këtij komuniteti, për krijimin e kushteve që ata të mbeten në vendlindje. Vezaip Kajkush, përgjegjës i Zyrës komunale për Kthim, ka theksuar se kjo zyrë është e angazhuar, jo vetëm për sigurimin e kushteve për kthim të qëndrueshëm të atyre që janë larguar, por edhe për t’i ndalur ata që ende janë këtu. Sipas tij, në Zyrën Komunale të Punësimit, nga rreth 6 mijë punëkërkues të evidentuar, më tepër se 2 mijë janë të moshës nga 18 deri në 23 vjeç.
Nga ana tjetër, kryetari i kësaj OJQ-je nga Krusheva, Behar Brenolli, ka apeluar tek organet komunale që të bëjnë më tepër për krijimin e kushteve. “Deri më tani, Komuna fare pak është angazhuar. Fakti se vetëm një zyrtar komunal është i pranishëm në këtë takim, dëshmon se ajo fare pak shqetësohet për këtë dukuri”, ka thënë drejtuesi i Organizatës Rinore nga Krusheva, Brenolli.
Ndërkaq, Admir Idrizi, anëtar i kësaj OJQ-je, ka bërë të ditur se ata shpesh u drejtohen organeve komunale me disa iniciativa, por që ato kanë ngelë vetëm si nisma dhe asgjë më shumë. “Është e domosdoshme që të rinjtë të kenë një adresë, ku ata mund t’i adresojnë shqetësimet e tyre”, ka nënvizuar ai.
Përfaqësuesja e Caritas-it zviceran ka kërkuar informacione të sakta për vendet, ku do të fokusohej kjo shoqatë humanitare, me qëllim që të mbështeten disa projekte, të cilat do të kontribuonin në pengimin e kësaj dukurie.
Në përmbyllje, mësuesi nga Restelica, Jasmin Idrizi, i ka vërtetuar konkluzionet që janë dhënë paraprakisht, në lidhje me mosdëshirën e vetë banorëve të kësaj ane, për tu inkuadruar në shoqërinë kosovare, duke i bojkotuar, madje edhe institucionet shtetërore, siç është arsimi. “Një pjesë e mirë e të rinjve të këtij komuniteti, me trup janë në Kosovë e me shpirt në Serbi. Prandaj, pushteti lokal duhet të gjej formën për pengimin e strukturave paralele, të cilat aktivisht po ndikojnë në migrimin e të rinjve nga kjo trevë”, ka thënë Idrizi.
Share