• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Premte, 02 Prill 2010 08:09

Prishtinë
- Ministrat e sapoemëruar të Qeverisë së Kosovës, premtojnë se do të kenë një angazhim të shtuar në përmbushjen e pritjeve për afirmim dhe energji të reja në ekzekutiv. Rezultate më të mëdha priten nga Ministria e Brendshme, ajo e Drejtësisë dhe Ministria e re e Integrimeve. Ministrat e rinj në Qeverinë e Kosovës u zotuan se janë të gatshëm të ballafaqohen me të gjitha sfidat që i presin. Në ditën e parë të punës si ministra të sapoemëruar, ata morën pjesë në seancën e Kuvendit.
Prishtinë - Zgjedhjet e parakohshme për pushtetin qendror janë rruga e vetme për përmirësimin e mënyrës së qeverisjes në vend, thanë dje partitë opozitare. “Të shpresojmë se do të vazhdojnë ndryshimet, edhe atë me thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme, sepse porosia është e qartë, mbetet e njëjta politikë, mbetet e njëjta sjellje, dhe nuk mund të presim ndryshime pozitive”, ka thënë kryetari i LDD-së, Nexhat Daci.
Me herët kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, konstatoi se ndryshimet në kabinet janë përpjekje të një qeverie në krizë, dhe se kjo qeveri nuk mund të dalë nga kriza me ndërrimin e ministrave, por me zgjedhjet e parakohshme.
Prishtinë - Ambasadori amerikan në Kosovë, Christofer Dell, i ka vlerësuar pozitivisht ndryshimet e fundit në qeverinë e Kosovës. “Është vendosur një ekip i mirë dhe do ta vazhdojmë bashkëpunimin”, tha ambasadori Dell, gjatë vizitës që iu bëri komunave të reja në Ranillug dhe Novobërdë.
Me këtë rast ai është shprehur i kënaqur me të arriturat në procesin e decentralizimit në këto dy komuna.
Prishtinë - Ministria e Administratës publike ka bërë të ditur se nëpunësit e shërbimit civil në Kosovë, me datat 5 dhe 9 prill do të kenë ditë pushimi.
“Njoftojmë të gjithë nëpunësit e Shërbimit Civil se, bazuar në Ligjin për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe Kalendarin e Festave Zyrtare për vitin 2010, datat 5 prill (e hënë) dhe 9 prill (e premte) do të jenë ditë pushimi”, thuhet në komunikatën e kësaj ministrie.
Share