• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Konstituohet qeveria lokale e Prizrenit
prizrenPrizren - Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, të enjten ka publikuar përbërjen e re të qeverisë komunale, e cila përbëhet nga nëntë drejtorë të rinj, dy të tjerë që kanë shërbyer në mandatin e kaluar, derisa ish-nënkryetari i Komunës, Minir Krasniqi, është kthyer në pozitën e drejtorit të Administratës.
Në listën e re të drejtorive figuron një dikaster shtesë. PDK-ja ka marrë drejtimin e pesë drejtorive ndërsa partnerët e koalicionit shtatë të tjera. KDTP-ja, parti kjo turke, ka marrë drejtimin e dy drejtorive, PD-ja gjithashtu dy, sikurse edhe AKR-ja. Ndërsa, NDS-ja, parti kjo boshnjake, do të udhëheq me një drejtori. "Qeveria komunale do të këtë 12 drejtori. Gjatë këtij mandati, qeveria do të jetë në lartësinë e Përgjegjësive të veta ligjore dhe politike. Do t’iu shërbejë qytetarëve të komunës sonë me përkushtim, në përmirësimin e gjithmbarshëm të shërbimeve qe ofron Komuna për qytetarët", thuhet në komunikatën e nënshkruar nga shefi i zyrës për informim të KK-së, Ymer Berisha.
Sipas këtij njoftimi, bartës të drejtorive do të jenë: Minir Krasniqi, drejtor për Administratë, Mehmet Bytyç, drejtor për Ekonomi dhe Financa, Hasan Hasani, drejtor për Shërbime Publike, Sadik Paçarizi, drejtor për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, Shani Berisha, drejtor për Gjeodezi dhe Kadastër, Vedat Kiseri, drejtor për Arsim dhe Shkencë, Azam Dida, drejtor për Shëndetësi, Shend Kabashi, drejtor për Zhvillim dhe Turizëm, Senxhar Karamuço, drejtor për Emergjenca dhe Siguri, Aliismet Çoçaj, drejtor për Bujqësi dhe Zhvillimit Rural, Fahrie Bytyçi, drejtoreshë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, si dhe drejtor për Kulturë, Rini e Sport, do të jetë Almir Saiti.
Reagimi i parë për qeverinë e re komunale të Prizrenit, ka ardhur nga kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Zafir Berisha, i cili e ka cilësuar atë si të papranueshme për strukturat partiake. Përplasjet ndërmjet Berishës dhe Mujës, ishin shfaqur në publik gjatë përcaktimit të kandidatit të PDK-së për kryetar të Prizrenit. Ndonëse ishte proklamuar se këto ndasi janë eliminuar, ato vërehen edhe më të thelluara gjatë konsultimeve për krijimin e qeverisë së re komunale.
Share