• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Befasia e radhës e Nora Istrefit?!
e Premte, 02 Prill 2010 15:34
nora_istrefiAdhuruesit e këngëtares, Nora Istrefi, duhet të presin edhe pak ditë për të parë befasinë e radhës të saj. Kënga “Dy shokë”, të cilës i është realizuar edhe videoklipi, do ta sjell këngëtaren sensuale krejt ndryshe nga videoklipet e deritashme. “Kënga, bashkë me tekst, është punuar nga Florian Mumajesi. Videoklipi është punuar nga produksioni ‘Entermedia’, ndërsa xhirimet janë bërë nëpër disa lokacione të Prishtinës”, ka thënë vetë Nora, duke shtuar se brenda pak ditësh pritet të lansohet kjo këngë në televizionet tona.
Ende pa u publikuar ky videoklip, në media kanë filluar spekulime që Nora në këtë projekt do të jetë më e zhveshur se zakonisht. Por, këngëtarja e mohon këtë, duke thënë se asgjë nuk është jashtë normales. “Do ta kanë rastin edhe shikuesit që ta shohin videoklipin dhe do të shohin se asgjë nuk është vulgare. Është një videoklip i thjeshtë, por që ka disa detaje interesante kompjuterike”, ka sqaruar Nora.
Ndërkaq, në një shkrim i cili është duke qarkulluar këto ditë nëpër gazetat kosovare, bën të ditur se shumë këngëtare, për shkak të krizës financiare, kanë ngelur pa koncerte. Pjesë e këtij teksti është edhe këngëtarja, Nora Istrefi, e cila, paksa e revoltuar, i hedh poshtë të gjitha këto thashethemet, duke insistuar se nuk ka kurrfarë krize në këtë drejtim “Për mbrëmjet e mia kujdeset menaxheri im. Ai është personi që i kontrakton të gjitha koncertet e mia. Pavarësisht krizës e cila është evidente kudo, unë kam pasur vazhdimisht koncerte, si në Kosovë ashtu edhe në diasporë. Kam mbrëmje të rezervuara gjatë gjithë vitit”, ka thënë Nora.
Derisa Nora planifikon se do të sjell në vazhdimësi këngë dhe videoklipe të reja, ajo thotë se viti 2010 nuk është në planet e saj për tu martuar me të fejuarin e saj, Robert Berisha. “Ne kemi qenë transparent në media, që prej fillimit të lidhjes sonë. Kemi bërë publike edhe fejesën, prandaj për gjithçka tjetër në vazhdimësi, do t’i informojmë mediat. Madje, edhe kur të vij koha e martesës”, është shprehur këngëtarja, Nora Istrefi.
Share