• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Bletarëve të Sharrit, iu mungon mbështetja!
bletaDragash - Bletarët nga zona e Sharrit, në veçanti ata nga komuna e Dragashit, ankohen se nuk gëzojnë mbështetje institucionale në veprimtarinë, të cilën ata e konsiderojnë si degë të rëndësishme të zhvillimit ekonomik. Sipas tyre, kjo veprimtari nuk është vetëm pasion për ta, por burim financiar për familjet, prandaj thonë se iu mungon në tërësi përkujdesja institucionale.
Hilmi Dauti, sekretar i shoqatës së bletarëve "Mimoza", në Dragash, thotë se krejt ajo që ata kanë përfituar deri më tani, janë një apo dy koshere bletësh, të cilat i kanë marrë para 5 apo 6 vjetësh. "Ndonëse kjo shoqatë tubon rreth 30 bletarë, të cilët në tërësi kanë mbi një mijë koshere, duke mos llogaritur 35 koshereve që i kanë marrë bletarët në vitin 2004 nga një shoqatë e huaj, asgjë tjetër nuk kemi përfituar", është shprehur Dauti, duke shtuar se Komuna,  vetëm se ka organizuar një panair para 3 apo 4 vjetësh, dhe asgjë më shumë.
Bletarët shprehin revoltën edhe për faktin se, ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit rural, ka subvencionuar dhe vazhdon edhe më tej me subvencionimin e pronarëve të deleve, mëshqerrave etj., por asnjëherë nuk janë subvencionuar bletarët. Shehadin Kaljo, bonor nga fshati Restelicë, fshat ky më i madhi në trevën e Gorës dhe komunës së Dragashit në përgjithësi, me tërë familjen i është përkushtuar këtij profesioni. Por, ai thotë se nuk joshet nga institucionet, në mënyrë që me këtë veprimtari ai të largohet si barrë për shtetin në këtë kohë kur numri i të papunësuarve është gjithnjë në rritje. “Po të ndihmoheshim institucionalisht, jo vetëm ne por edhe shumë banorë të tjerë do të merreshin me këtë zeje, ngase natyra e kësaj ane ofron kushte ideale për prodhimin e mjaltit cilësor. Ndonëse bletaria nuk është edhe aq punë e lehtë, madje është mjaft delikate, ne familjarisht i jemi përkushtuar kësaj dhe, nga e tëra kjo, herë përfitojmë diç e herë dështojmë. Prandaj është mirë që edhe ne të ndihmohemi nga institucionet”, thotë Kljo.
Flamur Sylejmani, zyrtar i Bujqësisë në Drejtorinë komunale të Bujqësisë, në Dragash, thotë se kërkesat e bletarëve janë të arsyeshme, por kjo drejtori, me mundësitë buxhetore që ka, as që mund t'iu ofrojë ndonjë ndihmë konkrete. "Kemi kërkesa të vazhdueshme nga ana e bletarëve për mbështetje institucionale, por me buxhetin që kemi, as që mund t'iu ofrojmë ndonjë ndihmë. Por, ne kemi informuar Ministrinë, disa herë, dhe kemi premtime se do të shikohen mundësitë për subvencionimin e kësaj veprimtarie, por se nuk mund të themi se kurë mund të ndodhë kjo”, thotë Sylejmani.
Sipas të dhënave nga UNDP-ja, dy shoqata bletarësh, njëra nga treva e Opojës dhe tjetra nga treva e Gorës, këtë vit kanë përfituar një donacion prej 25 mijë eurosh, në mënyrë që të stimulohen të gjithë bletarët e kësaj komune.
Një burim, brenda UNDP-së, i ka thënë Radio Sharrit se edhe bletaria është në agjendën e këtij institucioni, i cili po përgatit një plan të qëndrueshëm zhvillimor për Komunën e Dragashit. “Në të gjitha fshatrat e Opojës dhe Gorës, bletarët kanë përfituar përmes shoqatave ‘Radika-Med’ nga Krusheva dhe ‘Bagremi’ nga Dragashi, të cilat janë përfituese të një donacioni nga zyra e UNDP-së në Dragash, shuma e të cilit donacion arrin 25 mijë euro”, ka thënë ky burim, duke shtuar se edhe në të ardhmen synohet të ndihmohen bletarët, si njëra nga degët për zhvillim ekonomik të Dragashit. “Shpresojmë se prapë do t'i ndihmojmë, sapo të sigurohen mjete financiare për vazhdimin e projektit që kemi nisur”.
Sido që të jetë, bletarët mbase do ta vazhdojnë aktivitetin e tyre, ndërkohë që edhe institucionet, mbase do të kujtohen se kjo veprimtari dhe në këto hapësira ekologjike, ia vlen të mbështetet, duke krijuar kushte më të mira për ekonomitë familjare, në këto kohë kur shumica e qytetarëve të kësaj ane, janë të zhytur në varfëri dhe se për ditë e më tepër shikojnë mundësitë për të migruar, duke rënë shpesh edhe viktima të trafikantëve.
Share