• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
LDK-ja në Dragash kritikon riformatimin!
Nga: Koha DITORE   
e Diel, 04 Prill 2010 21:33
ldk - logooDragash -  Mjaft të ashpra kanë qenë kritikat e anëtarëve të Kryesisë së LDK-së në Dragash, në mbledhjen e së shtunës, adresuar strukturave më të larta partiake të këtij subjekti politik, pas riformatimit të Qeverisë së vendit.
Koalicioni me PDK-në, edhe ashtu e ka dëmtuar mjaft LDK-në, por ajo që ka ndodhur para dy ditësh, kur ministrat e LDK-së, të cilët kanë qenë më pak të përfolur, janë zëvendësuar me emra të rinj, të cilët nuk gëzojnë ndonjë autoritet në anëtarësi, mund t’i kushtojë me shkapërderdhjen e mëtejshme të anëtarësisë, e që është edhe një thikë pas shpine për këtë subjekt politik, është vlerësuar në këtë mbledhje, në përbërje të gjerë.
Në thumb të kritikës ishte, sidomos pozicioni i nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili, sipas tyre, i ka zhgënjyer pa masë ithtarët e këtij subjekti politik, duke krijuar tek ta një konfuzion të papritur. “Të kritikosh më parë aq shumë punën e Qeverisë, kurse fill pas kësaj të pranosh të bëhesh pjesë e saj, kjo padyshim se do t'i sjellë dëm këtij subjekti politik”, është thënë në mbledhje.
Xhemajl Iljazi tha se mënyra e këtij riformatimi, jo vetëm që nuk do të sjellë asgjë të re në qeverisjen e vendit, por situata do të përkeqësohet edhe më tej brenda LDK-së, ngase për elektoratin e këtushëm, kjo është tërësisht e papranueshme. Duke apostrofuar nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri, ai ka thënë se nuk e ka të qartë se “ku do të mbetet morali politik i këtij ministri, i cili ka qenë më i zëshmi në kritikat e tij, adresuar Qeverisë Thaçi, ndërkaq tani bëhet pjesë e saj". Edhe Kapllan Fetahu ka qenë kritik në diskutimin e tij. Ai i ka dhënë përkrahje të plotë veprimit të Melihate Tërmkollit, për tërheqje nga Kryesia qendrore e LDK-së, ngase, sipas tij, tashmë po shihet qartë se në Kryesinë Qendrore ka mbetur një grup individësh, të cilët duket se më tepër i kanë dhënë prioritet interesave personale. Ndërkaq, Nazim Dauti ka pohuar se ajo që ka ngjarë tani me ndërrimet e ministrave të LDK-së në qeveri, mund të jetë edhe një thikë pas shpine për LDK-në, ngase shumë anëtarë do të mbeten të zhgënjyer.
Muhamet Kryeziu, ka kërkuar që, me qëllim të unifikimit të LDK-së, sa më parë të mbahen zgjedhjet në këtë subjekt, e të mos shtyhen gjërat. Edhe anëtarët tjerë të kryesisë, Masar Piraj e Besim Myrtezani, kanë shprehur mjaft pakënaqësi për rrjedhat e përgjithshme brenda LDK-së.
Në fund të këtij takimi, është formuar një grup, i cili, bazuar në diskutimet nga kjo mbledhje, do të hartojë një shkresë që do t'i adresohet strukturave më të larta të partisë, për qëndrimin që do të mbajë kjo degë, pas ngjarjeve të fundit.
Share