• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Hënë, 05 Prill 2010 08:46

Dragash
-  Në mbledhjen e kryesisë së zgjeruar të degës së LDK-së në Dragash, e cila u mbajt të shtunën, u tha se koalicioni me PDK-në, edhe ashtu e ka dëmtuar mjaft LDK-në, por ajo që ka ndodhur tani, kur ministrat e LDK-së, të cilët kanë qenë më pak të përfolur, janë zëvendësuar me emra të rinj, të cilët nuk gëzojnë autoritet në anëtarësi, mund t’i kushtojë me shkapërderdhjen e mëtejshme të anëtarësisë së kësaj partie.
Në thumb të kritikës ishte pozicioni i nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili, sipas tyre, i ka zhgënjyer pa masë ithtarët e këtij subjekti politik, duke krijuar tek ta një konfuzion të papritur.
Dragash - Bletarët nga komuna e Dragashit, ankohen se nuk gëzojnë mbështetje institucionale në veprimtarinë, të cilën ata e konsiderojnë si degë të rëndësishme të zhvillimit ekonomik. Hilmi Dauti, sekretar i shoqatës së bletarëve "Mimoza", në Dragash, thotë se krejt ajo që ata kanë përfituar deri më tani, janë një apo dy koshere bletësh, të cilat i kanë marrë para 5 apo 6 vjetësh.
Sipas të dhënave nga UNDP-ja, dy shoqata bletarësh, njëra nga treva e Opojës dhe tjetra nga treva e Gorës, këtë vit kanë përfituar një donacion prej 25 mijë eurosh, në mënyrë që të stimulohen të gjithë bletarët e kësaj komune.
Një burim, brenda UNDP-së, i ka thënë radios sonë se, edhe bletaria është në agjendën e këtij institucioni, i cili po përgatit një plan të qëndrueshëm zhvillimor për Komunën e Dragashit.
Berlin - Një vrasje e rëndë ka ndodhur në landin e Bavarisë, në Gjermani, ku një shqiptar nga Kosova ka vrarë familjen e tij dhe veten.
Ngjarja e cila tronditi opinionin publik, ndodhi, kur kryefamiljari, 40 vjeç, për të cilin nuk tregohet se nga cili qytet i Kosovës është me origjinë, ka shtënë me revole kundër bashkëshortes së tij dhe të birit.
Sipas mediave gjermane, fqinjët kishin dëgjuar të shtëna dhe kishin lajmëruar policinë, e cila disa minuta më vonë kishte arritur dhe i kishte gjetur të vdekur djalin pesëvjeçar dhe babanë e tij.
Nëna e fëmijës ishte e plagosur dhe në gjendje rreziku për jetë, ndërsa djali tjetër, dy vjeç, nuk kishte lëndime.
Kuvajt - Gjatë takimeve të ndara me kryeministrin e Kuvajtit dhe Emirin e këtij shteti, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, nuk ka hezituar të kërkojë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ky vend islamik.
Berisha ka thënë se shumë vende e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke e parë këtë si mënyrën e vetme për paqe dhe stabilitet në rajon.
Emiri i Kuvajtit, ndërkaq, është shprehur se të gjitha proceset që ndihmojnë dhe sjellin paqe dhe stabilitet, janë të mirëpritura nga Kuvajti. Ai shtoi se vendi i tij nuk sheh asnjë kundërshtim në njohjen e pavarësisë së Kosovës, gjë e cila do të shqyrtohet me shumë seriozitet nga qeveria e Kuvajtit.
Prishtinë - Vera e këtij viti do të sjellë uniformë të re për pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Konkursi për dizajnin e uniformave, tashmë është shpallur, ndërsa në bazë të ligjit, Qeveria e Kosovës është kompetente për aprovimin e dizajnit të uniformave për Policinë.
Në konkursin e publikuar, jepet një përshkrim i shkurtër i projektimit për dizajnin e uniformës dhe pajisjeve të Policisë, si dhe thuhet që ofertuesit duhet të propozojnë një uniformë të rehatshme dhe të dallueshme nga njerëzit e rëndomtë.
Afati kohor për konkurrim është caktuar 26 prilli, ndërsa periudha e vlefshmërisë së projektit është tre muaj.
Share