• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Martë, 06 Prill 2010 08:34

Prizren
- Ish zyrtarë të lartë të Aleancës Kosova e Re në Prizren, sot pritet të aderojnë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Sipas një komunikate për media, nga AAK-ja, bëhet fjalë për komplet Kryesinë e Degës së AKR-së në Prizren dhe se vet lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, do t’i pres këta anëtarë të rinj, në selinë e partisë.
Nga ana tjetër, nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli, e ka mohuar se bëhet fjalë për Kryesinë aktuale të kësaj partie në Prizren.
Prishtinë - Njohja e Kosovës nuk është kusht për integrimet evropiane të Serbisë, mirëpo Serbia duhet të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe nuk duhet të bllokojë zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës, ka deklaruar Sabine Freizer, drejtore për Evropën në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, edicioni në gjuhën serbe, Freizer ka thënë se duhet të gjendet një mënyrë që në të ardhmen, në forumet rajonale, në të njëjtën tavolinë të ulen përfaqësuesit nga Serbia dhe ata nga Kosova.
Pragë - Raporti i Departamentit të Shtetit mbi Trafikun Ndërkombëtar të Drogës, thotë se Shqipëria dhe Kosova shërbejnë si vende transite të trafikut të drogës që vjen nga Afganistani për në Evropën Perëndimore.
Ish- shef i operacioneve në Agjencinë Amerikane kundër Trafikut të Drogës dhe ekspert i anti-trafikimit, Michael Broun, thotë se, megjithëse vendet e Ballkanit kanë rritur numrin e konfiskimeve, grupet e krimit të organizuar përsëri arrijnë të gjejnë rrugë të tjera. Ai thotë se kjo ndodh jo vetëm nga shkathtësia dhe fuqia e këtyre grupeve, por edhe për shkak të mjeteve të kufizuara në dispozicion të forcave të rendit, ushtrisë dhe shërbimeve të zbulimit.
 Prishtinë - Më shumë se 4.000 të rinj kosovarë presin t’i nënshtrohen testit për pranim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, prej tyre 180 janë nga minoritetet, ndërsa 120 janë kandidate femra. Nga të gjithë këta kandidatë që i janë përgjigjur kërkesës së dytë për aplikim nga shoqëria civile, vetëm 400 prej tyre pritet të bëhen rekrutë të rinj të forcës kosovare të sigurisë.
Sipas zyrtarëve të Ministrisë së FSK-së, përgjigja e minoriteteve është shumë më e madhe, nëse krahasohet me herën e parë, ndërsa risi është që kësaj radhe rekrutët e FSK-së nuk do të trajnohen në Vushtrri, por ata do të trajnohen nga trajnerë të certifikuar të FSK-së në Qendrën Nacionale të Trajnimit në Ferizaj.
Uashington - Zëvendës sekretari amerikan i Shtetit, James Steinberg, nesër do të vizitojë vendin tonë, në kuadër të turneut në rajon, raporton Reuters.
Javën e kaluar, Steinberg tha se pavarësia e Kosovës ka qenë forcë për stabilitetin në rajon dhe se Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në dy vitet e para, si shtet i pavarur.
Steinberg tha se një nga çështjet për të cilën dëshiron të bisedojë, është si të lehtësohet puna e EULEX-it në Kosovë dhe si të ndërtohen ura mes dy komuniteteve.
 
Share