• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Arrestohen dy persona nga Hoça e Prizrenit!
arrestimiPrizren - Dy persona, me mbiemrin Buduri, nga fshati Hoçë e Prizrenit, janë arrestuar si të dyshuar kryesorë për vrasjen misterioze të Bujar Vranicës, e cila pat ndodhur një vit më parë, në një bastore. Lajmin e konfirmoi sot policia rajonale në Prizren, duke thënë se pjesëtarët e saj kanë shënuar një sukses, në zbulimin e një vepre të rëndë kriminale, e cila ka ndodhur më 16 maj të vitit të kaluar, me ç’rast, në rrethana të pasqaruara, në vendin e tij të punës, në një bastore të Prizrenit, ishte vrarë Bujar Vranica.
Shefi i njësitit për krime të rënda pranë policisë rajonale në Prizren, Jeton Krasniqi, tha se zbulimi i kësaj vepre është bërë, pas një pune të vazhdueshme dhe këmbëngulëse të policisë, edhe pse kanë munguar faktet, meqenëse vrasësit kanë shfrytëzuar errësirën për t’u larguar pas kryerjes së krimit. “Hetimet kanë qenë të vështira, pasi nuk kemi pasur fakte. Sot kemi kryer një bastisje në katër lokacione dhe kemi arrestuar tetë persona. Gjatë ballafaqimit të fakteve, dy prej të dyshuarve kanë pranuar se e kanë kryer veprën, ndërsa të tjerët kanë ndihmuar në këtë krim”, tha ai.
Togeri Krasniqi nuk dha identitetin e të arrestuarve, por tha se vrasja është kryer për motive të dobëta. Në anën tjetër, shefi i njësitit për krime të rënda pranë policisë rajonale në Prizren, tha se ky njësit ka në procedurë të hetimeve edhe disa vepra të tjera të rënda, të cilat kanë ndodhur pas përfundimit të luftës së vitit 1999.
Share