• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Të pakënaqurit e AKR-së, kaluan në AAK!
aak2Prizren - Nëntë anëtarë të Kryesisë së Aleancës Kosova e Re në Prizren, përfshirë edhe ish-kryetarin dhe sekretarin, si dhe shumica e anëtarësisë së gjashtë nëndegëve të kësaj partie, të cilët kohë më parë pushuan aktivitetin, duke dhënë dorëheqje, konfirmohet se tashmë kanë aderuar në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren.
Një pjesë e elektoratit të AKR-së, përfshirë këtu edhe ish-kryetarin e degës, Zehadin Shemsedinin, pastaj ish-sekretarin, Fatmir Lipovecin, bashkë me shtatë anëtarë të tjerë të kryesisë dhe shumicën e anëtarësisë së gjashtë nëndegëve të tjera, kanë pranuar të aderojnë në radhët e AAK-së.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të degës së AAK-së në Prizren, Bislim Zyrapi, konfirmoi se ish-aktivistët e AKR-së i janë bashkangjitur subjektit të tij, ndërsa bashkë me ta është edhe Qazim Kabashi, ish-anëtar i kryesisë së degës së LDK-së.
Aderimin në radhët e AAK-së e konfirmuan edhe vetë ish-drejtuesit e degës së AKR-së. Fatmir Lipoveci, ish-nënkryetar i këtij subjekti, tha se kjo marrëveshje është zyrtarizuar tashmë në nivel qendror dhe ish anëtarët e kryesisë, bashkë me shumicën e anëtarësisë së gjashtë nëndegëve kaluan në AAK. “Këtë hap e kemi ndërmarrë, duke ditur se jemi aktiv në aktivitetet tona dhe shpresojmë në synimet tona për një Kosovë ndryshe, të cilat mund t’i realizojmë në AAK”, tha ai.
Pas kësaj lëvizje të anëtarësisë së AKR-së, rezulton se është AAK-ja ajo që më së shumti ka përfituar nga pakënaqësitë e anëtarësisë së AKR-së, por edhe të LDK-së në Prizren.
Share