• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Miratohet Rregullorja e Qendrës së Biznesit
kk_dragashDragash - Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit komunal të Dragashit, të enjten ka kaluar me replika të nxehta, kësaj radhe jo ndërmjet opozitës e pozitës, por ndërmjet këshilltarëve, në njërën anë, dhe drejtorit për Ekonomi e Financa, Ahmet Bahtijarit, në anën tjetër. Ishte shqyrtimi i Rregullores mbi kushtet dhe kriteret për dhënien me qera të lokacionit, në Qendrën e Biznesit, si pikë e vetme, e cila ishte lënë për shqyrtim nga seanca e kaluar, që nxiti paksa tollovi. Kryetarët e dy subjekteve më të mëdha parlamentare, Naim Ramadani i LDK-së dhe Mitat Fejza i PDK -së, kanë theksuar se, pas plotësimit të kësaj Rregulloreje nga ana e Komisionit, është arritur konsensusi për miratimin e saj. Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ahmet Bahtijarit, drejtor për Ekonomi dhe Financa, i cili i është drejtuar shefit të Grupit parlamentar të LDK-së, duke i kërkuar sqarim.
"Ishit ju, që në mbledhjen e kaluar iu drejtuat delegatëve me fjalët: ‘O shqiptarë, shikoni se çfarë rregullore po miratoni’. Unë tashmë nuk e kam të qartë se çfarë keni menduar kur e keni thënë këtë, ndërkaq mua nuk më është dhënë fjala për sqarime", i ka thënë Bahtiari shefit të Grupit parlamentar të LDK-së, Naim Ramadanit, duke ua përmendur këshilltarëve faktin, se pushteti është i ndarë në legjislativ dhe ekzekutiv, andaj nuk ka pasur të drejt KK-ja të hartojë këtë rregullore, e cila, sipas tij, është nxirë edhe më tepër dhe se ka mbetur pa autor. I shpejt ka qenë reagimi i kryesuesit të KK-së, Lulzim Rifaj, i cili, pasi ia ndërpreu fjalën Bahtiarit, sqaroi se këshilltarët kanë të drejtë të shqyrtojnë, plotësojnë dhe miratojnë rregullore.
Edhe Mitat Fejza, kryetar i Grupit parlamentar të PDK-së, i irrituar nga paraqitja e drejtorit, Bahtijari, ka theksuar se Komisioni nuk e ka nxirë rregulloren në fjalë, por përkundrazi e ka zbardhur. “Ju duhet t'i kërkoni falje Kuvendit, ngase ne nuk kemi ardhur nga rruga, por nga vota e popullit. Nuk keni të drejtë të na ofendoni në këtë mënyrë. Distancohem nga fjala juaj dhe i ftoj edhe këshilltarët tjerë që të bëjnë një gjë të tillë", ka thënë Fejza.
Më pas ka reaguar edhe Naim Ramadani, duke dhënë sqarime se në seancën e kaluar nuk ka thënë  “o shqiptarë” por “o këshilltarë”. Ai më pas ka thënë se delegatët kanë të drejtë të miratojnë rregullore. “Ne jemi ata që kemi të drejtë të miratojmë rregullore, e jo ju. Herëve të tjera mos na ofendoni kështu", është shprehur ai.
Share