• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
Miratohet Rregullorja e Qendrës së Biznesit |
![]() "Ishit ju, që në mbledhjen e kaluar iu drejtuat delegatëve me fjalët: ‘O shqiptarë, shikoni se çfarë rregullore po miratoni’. Unë tashmë nuk e kam të qartë se çfarë keni menduar kur e keni thënë këtë, ndërkaq mua nuk më është dhënë fjala për sqarime", i ka thënë Bahtiari shefit të Grupit parlamentar të LDK-së, Naim Ramadanit, duke ua përmendur këshilltarëve faktin, se pushteti është i ndarë në legjislativ dhe ekzekutiv, andaj nuk ka pasur të drejt KK-ja të hartojë këtë rregullore, e cila, sipas tij, është nxirë edhe më tepër dhe se ka mbetur pa autor. I shpejt ka qenë reagimi i kryesuesit të KK-së, Lulzim Rifaj, i cili, pasi ia ndërpreu fjalën Bahtiarit, sqaroi se këshilltarët kanë të drejtë të shqyrtojnë, plotësojnë dhe miratojnë rregullore.
Edhe Mitat Fejza, kryetar i Grupit parlamentar të PDK-së, i irrituar nga paraqitja e drejtorit, Bahtijari, ka theksuar se Komisioni nuk e ka nxirë rregulloren në fjalë, por përkundrazi e ka zbardhur. “Ju duhet t'i kërkoni falje Kuvendit, ngase ne nuk kemi ardhur nga rruga, por nga vota e popullit. Nuk keni të drejtë të na ofendoni në këtë mënyrë. Distancohem nga fjala juaj dhe i ftoj edhe këshilltarët tjerë që të bëjnë një gjë të tillë", ka thënë Fejza.
Më pas ka reaguar edhe Naim Ramadani, duke dhënë sqarime se në seancën e kaluar nuk ka thënë “o shqiptarë” por “o këshilltarë”. Ai më pas ka thënë se delegatët kanë të drejtë të miratojnë rregullore. “Ne jemi ata që kemi të drejtë të miratojmë rregullore, e jo ju. Herëve të tjera mos na ofendoni kështu", është shprehur ai. |