• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Humb jetën presidenti polak, Kaçinjski
Nga: Radio SHARRI   
e Shtunë, 10 Prill 2010 22:25
leh_kacinjskiVarshavë - Presidenti i Polonisë, Leh Kaçinjski, bashkëshortja e tij dhe shumë personalitete të larta polake, humbën jetën sot në një aksident ajror në Rusi. Zyrtarët polakë dhe ata rusë njoftuan se asnjë nga 96 të pranishmit në bord nuk kishte shpëtuar, kur avioni u përplas në pemë teksa po i afrohej aeroportit të Smolenskut. Në mesin e personave që humbën jetën janë shefi i ushtrisë polake, guvernatori i bankës qendrore dhe historianë të shquar.
Të gjithë viktimat e këtij aksidenti po udhëtonin prej Varshavës, për të shënuar 70 vjetorin e masakrës së Katinit, ku mijëra polakë u vranë nga forcat sovjetike. Korrespondenti i BBC-së në Varshavë, ka thënë se aksidenti ishte një katastrofë për popullin polak dhe se kryeministri i vendit, Donald Tusk njoftohet se ka qarë, kur mori vesh lajmin.
Avioni i Kaçinjskit ishte duke u përpjekur të ulej në aeroport, në një mot me mjegull, por nuk ia doli dhe u përplas në një pyll, ku edhe mori flakë.
Me presidentin udhëtonte edhe bashkëshortja e tij, Maria, si dhe disa zyrtarë të lartë të shtetit, të cilët shkonin në Smolensk, për t’i përkujtuar më shumë se 20 mijë oficerë polakë, të cilët u vranë nga policia sekrete sovjetike, gjatë luftës së Dytë Botërore.
Avioni Tupolev i presidentit ishte prodhim i vitit 1960 dhe mësohet se disa zyrtarë kishin kërkuar më herët që ai të zëvendësohej me një avion modern.
Leh Kaçinjski ishte në postin e presidentit të Polonisë, që prej vitit 2005. Ai do të mbahet në mend për rolin që ka luajtur në formimin e identitetit polak, pas rënies së komunizmit. Së bashku me vëllanë e tij binjak, ish kryeministrin e vendit, Jaroslav Kaçinjski, ai themeloi partinë për Drejtësi dhe Ligj. Kjo parti u veçua për angazhim të fortë në vlerat tradicionale që reflektohej edhe në devotshmërinë ndaj besimit romano-katolikë në Poloni.
Para se të hynin në politikë, të dy vëllezërit njiheshin si artistë kinemaje, derisa ishin fëmijë. Më vonë, ata u bën aktivë në lëvizjen që kontribuoi në rënien e komunizmit në Poloni, në vitet e 80-ta.
Share