• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nënshkruhet kontrata me Bechtel & Enka
e Hënë, 12 Prill 2010 15:22
nenshkrimi_autodtradaPrishtinë - Drejtuesit e Qeverisë së Kosovës, sot nënshkruan marrëveshjen me udhëheqësit e konzorciumit amerikano-turk “Bechtel&Enka” për ndërtimin e autostradës Morinë-Merdarë.
Me të nënshkruar marrëveshjen, e cila i jep dritën e gjelbër këtij konzorciumi për nisjen e punimeve, kryeministri, Hashim Thaçi, e ka vlerësuar ditën e sotme si ditë e veçantë. Kjo, sepse, sipas tij, po këtë ditë po fillon realizimi i ëndrrës së qytetarëve të Kosovës.
Nga ana tjetër, ministri i Transportit dhe Postë-telekomunikacionit, Fatmir Limaj, ka thënë se nga sot fillon hapja e një korridori ndërkombëtarë. “Sot realizojmë njërën prej objektivave më madhore të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Limaj.
Nënshkrimin e marrëveshjes e kanë përshëndetur edhe përfaqësuesit amerikanë dhe ata turk të konzerciumit “Bechtel&Enka”, si dhe dy ambasadorët nga vendet e këtij konzorciumi, ai amerikan dhe ai turk.
Pavarësisht nënshkrimit të marrëveshjes dhe pohimit të drejtuesve të qeverisë së Kosovës për transparencë të lartë, pas këtij akti nuk është bërë me dije asnjë detaj, në lidhje me koston e ndërtimit të autostradës së parë në Kosovë. Njëkohësisht, nuk u dhanë detaje as për, planin se nga do t’i bie traseja e autostradës.
Share