• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Martë, 13 Prill 2010 08:42

Dragash
- Korporata Energjetike e Kosovës pritet të inauguroj nesër Hidrocentralin “Dikanca”, pas rehabilitimit të përgjithshëm që i është bërë nga një kompani private.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni do të jenë përfaqësuesit më të lartë të KEK-ut, përfaqësues të lartë nga Qeveria e Kosovës dhe investitori “Fringo Food Energy Invest”.
Më 30 shtator të vitit të kaluar, KEK-u ka nënshkruar kontratën për dhënien me qira të hidrocentralit të Dikancës dhe për blerje të energjisë elektrike nga kompania “Frigo Food Energy Invest” nga Shqipëria, e cila kishte ofruar kushtet më të mira. Pas rehabilitimit të kapaciteteve ekzistuese, në fazën e dytë parashihet prodhim deri në 2.66 megavatë/orë energji elektrike.
Prizren - Në Qendrën rajonale për aftësime profesionale të Prizrenit, e cila funksion në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, gjatë vitit të kaluar janë aftësuar rreth 600 punëkërkues, ku më shumë se gjysma e tyre thuhet se kanë arritur të gjejnë punë.
Drejtuesit e zyrës për punësim në Prizren thonë se janë mbi 58 mijë persona, që në mënyrë zyrtare kërkojnë punë, ndonëse numri i tyre është shumë më i madh.
Sinan Gashi, drejtor i kësaj qendreje, tha se pjesa më e madhe e tyre, apo rreth 60 për qind e kandidatëve, kanë arritur të vetëpunësohen në sektorë të ndryshëm, pas përfundimit të kurseve në këtë qendër.
Prizren - Operacioni policor “Befasia”, i zhvilluar për dhjetë ditë në rajonin e Prizrenit, ka rezultuar me kapjen e 45 personave dhe me dërgimin e tyre në vuajtje të dënimit, pasi ata nuk kishin përfillur vendimet e gjykatave dhe nuk ishin paraqitur për vuajtje të dënimit të shqiptuar.
Zëdhënësi rajonal i policisë në Prizren, Hazir Berisha, njoftoi se njësitet policore, të mbështetura edhe nga njësitit e motorizuara pranë Drejtorisë rajonale, duke filluar nga 31 marsi e deri me 8 prill, kanë arritur me sukses t’i arrestojnë 45 persona dhe t’i dërgojnë në vuajtjen e dënimit për vepra të ndryshme penale.
Kukës - Tuneli i Kalimashit do të jetë me pagesë, por aplikimi i pagesës do të bëhet vetëm pas hapjes së të dy tubave. Këtë e kanë bërë të ditur zyrtarë të kompanisë turke “Savronik”, e cila do ta menaxhojnë këtë tunel.
Sipas njërit prej operatorëve të kësaj kompanie, janë 7 trarë elektronikë që do të instalohen në hyrjet  e tunelit, si në portalin verior, në Kalimash, ashtu edhe në portalin jugor, në Thirrë.
Prej 15 majit, kur është paralajmëruar hapja e tubit jugor, automjetet do të qarkullojnë pa pagesë, ndërkohë që tubi verior i tunelit është planifikuar të përfundojë në fund të kësaj vere.
Prishtinë - Ministria e Transportit nënshkroi kontratën me Konsorciumin “Bechtel-Enka” për fillimin e punëve në autostradën Vërmicë–Merdarë.
Ministri i Transportit dhe Post-telekomunikacionit, Fatmir Limaj tha se realizimi i këtij projekti do t’i mundësojë Kosovës të lidhet me tregun ndërkombëtar.
Ndërkaq, Mike Adams, president i "Bechtel - Enka" tha se ky bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, do shërbejë në zhvillimin e ekonomisë së vendit.
Kontrata u nënshkrua në praninë e kryeministrit Hashim Thaçi, i cili vlerësoi se realizimi i projektit për autostradën Vërmicë - Merdarë dëshmon se Kosova ka krijuar ambient për investime kapitale.
Share