• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Mërkurë, 14 Prill 2010 09:06

Dragash
- Korporata Energjetike e Kosovës sot inauguron hidrocentralin “Dikanca”, pas rehabilitimit të përgjithshëm që i është bërë nga një kompani private.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni do të jenë përfaqësuesit më të lartë të KEK-ut, Qeverisë së Kosovës, Komunës së Dragashit dhe investitori “Fringo Food Energy Invest”.
Më 30 shtator të vitit të kaluar, KEK-u ka nënshkruar kontratën për dhënien me qira të hidrocentralit të Dikancës dhe për blerje të energjisë elektrike nga kjo kompani e Shqipërisë, e cila kishte ofruar kushtet më të mira për riaktivizimin e këtij hidrocentrali.
Dragash - Agjencioni Kosovar i Privatizimit, në raundin e 43-të ka nxjerrë në shitje hotelin e vetëm në Dragash “Sharri”, për të cilin mësohet se ka blerës të interesuar.
Pas shumë kohësh, që kur hoteli i vetëm në Dragash “Sharri” nuk shfrytëzohet për destinacionin e vet, shpresat janë ngjallur se më në fund ky objekt hotelier do t’i rikthehet destinacioni, për çfarë edhe është ndërtuar.
Shpresat për këtë lindi, që kur batalioni turk i KFOR-it e liroi këtë objekt kohë më parë, pas dhjetë vitesh qëndrimi në të.
Dragash – Shoqata kulturore “Ymer Prizreni”, nesër mban orë letrare në dy shkolla fillore, në Kapre dhe në Xërxë.
Sipas kryetarit të kësaj shoqate kulturore, Bedri Halimit, këto orë letrare do të mbahen për ta shënuar 11-vjetorin e dëbimit të popullatës së Opojës për në Shqipëri, nga forcat shtetërore të Serbisë. Halimi ka bërë të ditur se Ora letrare në Kapre do të mbahet me fillim në ora 9;00, ndërsa në Xërxë, në ora 11:00.
Prizren - Në Qendrën rajonale për aftësime profesionale të Prizrenit, e cila funksion në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, gjatë vitit të kaluar janë aftësuar rreth 600 punëkërkues, ku më shumë se gjysma e tyre thuhet se kanë arritur të gjejnë punë.
Drejtuesit e zyrës për punësim në Prizren thonë se janë mbi 58 mijë persona, që në mënyrë zyrtare kërkojnë punë, ndonëse numri i tyre është shumë më i madh.
Sinan Gashi, drejtor i kësaj qendreje, tha se pjesa më e madhe e tyre, apo rreth 60 për qind e kandidatëve, kanë arritur të vetëpunësohen në sektorë të ndryshëm, pas përfundimit të kurseve në këtë qendër.
Prizren - Operacioni policor “Befasia”, i zhvilluar për dhjetë ditë në rajonin e Prizrenit, ka rezultuar me kapjen e 45 personave dhe me dërgimin e tyre në vuajtje të dënimit, pasi ata nuk kishin përfillur vendimet e gjykatave dhe nuk ishin paraqitur për vuajtje të dënimit të shqiptuar.
Zëdhënësi rajonal i policisë në Prizren, Hazir Berisha, njoftoi se njësitet policore, të mbështetura edhe nga njësitit e motorizuara pranë Drejtorisë rajonale, duke filluar nga 31 marsi e deri me 8 prill, kanë arritur me sukses t’i arrestojnë 45 persona dhe t’i dërgojnë në vuajtjen e dënimit për vepra të ndryshme penale.
Kukës - Tuneli i Kalimashit do të jetë me pagesë, por aplikimi i pagesës do të bëhet vetëm pas hapjes së të dy tubave. Këtë e kanë bërë të ditur zyrtarë të kompanisë turke “Savronik”, e cila do ta menaxhojnë këtë tunel.
Sipas njërit prej operatorëve të kësaj kompanie, janë 7 trarë elektronikë që do të instalohen në hyrjet  e tunelit, si në portalin verior, në Kalimash, ashtu edhe në portalin jugor, në Thirrë.
Prej 15 majit, kur është paralajmëruar hapja e tubit jugor, automjetet do të qarkullojnë pa pagesë, ndërkohë që tubi verior i tunelit është planifikuar të përfundojë në fund të kësaj vere.
Share