• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Riaktivizohet hidrocentrali “Dikanca”
dikanca_perurimiDikancë - Vënia në lëvizje e gjeneratorëve, të mërkurën ka shënuar rifillimin e punës së hidrocentralit “Dikanca”, në fshatin Dikancë të Dragashit.
Në një ceremoni madhështire, përfaqësuesit e kompanisë “Frigo Food Energy Invest” nga Shqipëria, KEK-ut, ministrit të Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Jagxhillar, si dhe ata nga Komuna e Dragashit, thanë se ky minihidrocentral është i rëndësishëm dhe se aktivizimi i këtij objekti energjetik, shënon ngjalljen e shpresave të qytetarëve, për një furnizimin më të mirë me energji të ripërtërishme elektrike.
Sokol Meqemeja, administrator i kompanisë “Frigo Food Energy Invest”, kompani kjo që ka investuar në revitalizimin e këtij hidrocentrali, pos tjerash, ka vlerësuar se kjo ceremoni shënon përmbylljen me sukses të fazës së parë të investimeve në të.
“Investimet do të vazhdojnë edhe në zgjerimin dhe rritjen e kapaciteteve të tij në të ardhmen. Shpresojmë se në fazën e dytë të investimeve, do të jemi në gjendje të operojmë edhe më shpejt se kësaj radhe, për zgjerimin e kapaciteteve të këtij objekti”, ka thënë Meqemeja, duke shtuar se këto vepra, në konceptin e përgjithshëm, janë pasuri kombëtare për të gjithë qytetarët. A i ka shtuar se leverditë do të shkojnë në favor të qytetarit, ndërsa ka përmendur edhe shifrat e investimeve dhe kapaciteteve prodhuese aktuale dhe ato që do të pasojnë. “Në fazën e parë rehabilitimin e kapaciteteve ekzistuese kemi shpenzuar rreth 370 mijë euro, ndërkaq në fazën e dytë, ku parashihet zgjerimi i kapaciteteve, në 4.66 megavatë, do të investojmë rreth 2.5 milionë euro”, ka thënë Meqemeja.
Arben Gjukaj, drejtor menaxhues i KEK-ut, pasi lavdëroi punën e kësaj kompanie, tha se me qëllim të riaktivizimit të këtij objekti, i cili rrit kapacitetet prodhuese në formatin alternativ të energjisë ripërtëritëse, dhe futjes së investimeve private në sektorin e energjisë elektrike, KEK-u kishte shpallur tender të hapur për dhënien me qira të këtij hidrocentrali. “Më 30 shtator, KEK-u ka nënshkruar kontratat me këtë kompani nga Shqipëria, e cila kishte ofruar kushte më të mira në tenderin e hapur për realizimin e këtij projekti. Duhet përmendur se ky hidrocentral është ndërtuar në vitin 1957, kur ka filluar me dy agregatë, për të vazhduar deri në vitin 1994. Që nga ajo kohë, njëri agregat ka qenë i prishur, prandaj puna ka vazhduar vetëm me një agregat, deri në vitin 2001, kur edhe është prishur agregati i dytë. Kjo kishte bërë që ky objekt energjetik të pushoj së funksionuari”, ka sqaruar Gjukaj.
Në këtë ceremoni, me fjalë miradije janë shprehur edhe Mahir Jagxhillar, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, të cilët kanë konstatuar se, me vënien në lëvizje të gjeneratorëve të këtij objekti energjetik, i cili ka punësuar 11 punëtorë, po lindin ditë të reja për qytetarëve e kësaj ane, rreth furnizimit me energji elektrike.
Share