• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Vdes 13-vjeçari nga Plava e Dragashit
policiaPlavë - Fëmija 13 vjeçar, i cili u godit një ditë më parë nga një veturë, në fshatin Plavë të Dragashit, të mërkurën ka ndërruar jetë në Prishtinë, ku ndodhej për kurim në QKUK.
Policia rajonale e Prizrenit, konfirmoi sot se drejtuesi i automjetit është arrestuar, pasi dyshohet se nga pakujdesia gjatë drejtimit të automjetit, ka goditur fëmijën, i cili po ngiste biçikletën, në magjistralen Prizren – Dragash, afër fshatit Plavë.
Njëri nga zëdhënësit, pranë Drejtorisë rajonale të Policisë në Prizren, Vesel Gashi, tha se viktima është dërguar me urgjencë në QKUK, në Prishtinë, për shkak të lëndimeve të rënda që kishte marrë në këtë aksident. Veseli tha se me urdhër të prokurorit, drejtuesi i automjetit është dërguar në mbajtje. “QKUK, në Prishtinë, njoftoi të mërkurën policinë në Prizren, për vdekjen e viktimës së lënduar në aksidentin e trafikut, i cili ndodhi një ditë më parë”, tha Veseli.
Ky është rasti i dytë, brenda katër dite, në rajonin e Prizrenit, që pësojnë fëmijët nga goditjet e automjeteve. Fundjavën që shkoi, sipas Policisë rajonale në Prizren, një fëmijë tjetër pesëvjeçar, në fshatin Krajk të Hasit të Prizrenit, është shtypur nga një kamion, duke mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes. Policia dyshon se drejtuesi i kamionit kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar të lëvizjes.
Share