• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
Femrat e Dragashit ekspozojnë artizanate |
![]() Lindita Piraj, drejtuese e Zyrës për Çështje Gjinore pranë Komunës së Dragashit dhe Xhejrane Lokaj, nga Këshilli Inicues i Grave, në hapjen e kësaj ekspozite kanë theksuar rëndësinë e këtij projekti, i cili ka ndihmuar në ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore, por edhe vlerën që kanë punëdoret e grave, me të cilat ato edhe mund t’i kontribuojnë kënaqshëm buxhetit familjar. Ato, në veçanti, kanë falënderuar UNDP-në, e cila e ka bërë të mundur këtë aktivitet të rëndësishëm të grave.
Gjatë ditëve në vazhdim, ekspozita do të bartet edhe në disa qendra më të mëdha të komunës së Dragashit, ndërkaq më 22 prill, këto punime artizanale do të prezantohen në ekspozitën, në nivel vendi, e cila do të organizohet në Prishtinë.
|