• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
“Ruzhdi Berisha” shënoi 41-vjetorin!
e Premte, 16 Prill 2010 21:10
gjimnaziDragash - Nxënës, arsimtarë, familjarë të dëshmorit Ruzhdi Berisha dhe mysafirë të tjerë, në një atmosferë solemne, të premten shënuan 41-vjetorin e themelimit të shkollës së mesme, e cila, pas luftës e ka marrë emrin e dëshmorit nga Opoja, Ruzhdi Berisha.
Për punën e kësaj vatre arsimore, e vetmja shkollë e mesme në komunën e Dragashit, gjatë katër dekadave të kaluara, si dhe për jetën dhe veprën e dëshmorit, Ruzhdi Berisha, foli, drejtori i shkollës, Xhelil Berisha, i cili tha se kjo vatër ka arritur me sukses të edukojë dhe arsimojë shumë gjenerata të kësaj komune. Tubimin e përshëndetën edhe Shehadin Tërshnjaku, nënkryetar i Komunës së Dragashit dhe Hajri Ramadani, drejtor komunal i Arsimit.
Në vazhdim të këtij manifestimi, nxënësit e kësaj shkolle shfaqen një program të begatshëm kulturo-artistik, të përgatitur enkas për këtë ditë.
Në përmbyllje të solemnitetit janë ndarë mirënjohje dhe shpërblime për arsimtarët dhe nxënësit, të cilët janë dalluar për kontributin e tyre në mbarëvajtjen e punës së kësaj shkolle.
Share