• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dora e fundit në Tunelin e Kalimashit
e Shtunë, 17 Prill 2010 09:46
tuneliKukës - Tunelit të Kalimashit, veprës kryesore të autostradës Durrës – Kukës - Morin, po i jepet dora e fundit e punimeve, megjithëse betonimi ende nuk ka përfunduar. Një kompani e njohur greke ka filluar lyerjen e tunelit, për ta bërë gati më 15 maj. Ramazan Bajraktari, punonjës i kompanisë supervizore kroate IGH, thotë se një kompani greke e kontraktuar nga “Bechtel & Enka”, ka arritur në Kalimash, ku mënjëherë ka filluar lyerjen e tunelit, e cila do të bëhet me një ngjyrë gri të çelët. Sipas Bajraktarit, kanë mbetur ende pa u betonuar rreth 150 metra, ndërkohë që avancimi përgjatë 24 orëve është rreth 20 metër. Kjo përllogaritje, sipas tij, na bën që të presim javën e ardhshme betonim e plotë dhe përfundimtar.
Betonimi përfundimtar, sipas dizajnimit të rishikuar, parashikon riforcim me 50-70 centimetra betonarme, në një gjatësi prej një kilometri.
Ndërkaq, deri më tani kanë përfunduar së instaluari, në të gjithë gjatësinë e betonuar, kamerat e kontrollit dhe është në proces vendosja e sensorëve të kontrollit të dioksidit të karboni, sensorët e lagështisë dhe impiantet e pastrimit të ujërave që dalin nga tuneli.
Ndërkohë, punimet për shpimin e tubit jugor të tunelit të Kalimashit, kanë përfunduar dy muaj më vonë se ato në tubin verior.
Share