• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Largohen 14 transmetues ilegalë serbë!
e Premte, 23 Prill 2010 21:00
antenaPrishtinë - Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit në Kosovë (ART) të premten ka ndërmarrë një aksion për largimin e transmetuesve të telefonisë mobile të Serbisë, e cila veprojnë pa licencë në territorin e Kosovës.
Udhëheqësi i ART-së, Ekrem Hoxha, ka konfirmuar se janë mënjanuar 14 stacione bazë të transmetuesve serbë në Kosovë.
Mediat serbe raportojnë se aksioni është ndërmarrë në pjesën qendrore të Kosovës, por Hoxha ka thënë se transmetues ilegalë janë larguar, jo vetëm në rajonin e Prishtinës, por edhe në pjesë të tjera të Kosovës. Sipas tij, aksioni do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.
Në rast të përpjekjeve për rivendosjen e tyre, Hoxha tha se ky institucion nuk ka resurse për të qëndruar në vend të ngjarjes. “Në qoftë se rivendosen, prapë do të trajtohen si ilegale dhe mbetët vetëm çështje kohe për mënjanim e tyre”, ka thënë Hoxha.
Sipas njoftimeve nga mediat serbe, deri më tash janë mënjanuar transmetuesit e operatorëve “Telekom”, “Telenor” dhe “Vip”.
Përfaqësuesit e "Telenorit” kanë thënë se këtij transmetuesi i janë shkyçur dy stacione bazë, në rajonin e Graçanicës dhe në fshatin Uglarë.
Radio Televizioni i Serbisë ka raportuar se njësitet speciale të policisë së Kosovës, ishin ato që kanë çmontuar pajimet e telefonisë mobile të ndërmarrjeve të Serbisë.
Ndërkaq, Qeveria e Republikës së Kosovës e ka mbështetur vendosjen e ligjshmërisë në tregun e telekomunikimeve në vend dhe pikërisht në këtë funksion i sheh edhe veprimet e fundit të Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit për ndalimin e veprimtarisë ilegale të operatorëve të palicencuar dhe të paautorizuar të telefonisë mobile në Kosovë. 
Në një komunikatë, përkitazi me aksionin e ART-së, Qeveria thekson se këta hapa ligjorë nuk janë të drejtuar kundër asnjë etniteti apo shteti të veçantë, por ndaj të gjithë atyre operatorëve që nuk i kanë respektuar normat ligjore në fuqi.
Share