• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Pozita e femrës në Dragash vlerësohet e ulët!
mesimiDragash - Zyrtarë të Kuvendit Komunal të Dragashit kanë thënë se pozita e femrës në këtë komunë është dukshëm më e ulët se kudo tjetër në Kosovë. Kjo pozita e ulët e femrës në shoqëri, mund të vërehet shumë lehtë, nëse vizitohet ndonjë institucion ose biznes privat, ku dukshëm dominojnë të punësuarit e gjinisë mashkullore.
Zyrtarja e Zyrës komunale për Barazi Gjinore, Lindita Piraj, thotë se kjo nuk është pasojë e mostrajtimit të barabartë të femrës, por, para së gjithash, pasojë e mosshkollimit të saj të duhur, për arsye të ndryshme. “Edhe pse viteve të fundit shkollimi i femrës, veçanërisht i asaj shqiptare, ka filluar të shënojë rritje të dukshme, ku shumica prej tyre, pas përfundimit të shkollës fillore në fshatrat ku banojnë, vazhdojnë edhe shkollimin e mesën në Dragash. Megjithatë, numri i femrave që e vazhdojnë shkollimin superior mbetet ende shumë i vogël. Kjo, jo vetëm për shkakun e kushteve të vështira ekonomike, por edhe për shkak të mentalitetit të ulët që mbretëron tek popullata e kësaj ane”, thotë Piraj.
Burimet brenda institucioneve lokale, bëjnë të ditur se, që nga paslufta, Komuna nuk ka ndarë asnjë bursë për studime universitare, duke e arsyetuar këtë me mungesë të mjeteve financiare. Ky fakt, mendohet se mund të ketë qenë edhe një ndikim shtesë, që femrat të mos i vazhdojnë studimet universitare. “Jo vetëm Komuna, por edhe strukturat tjera institucionale, sikurse edhe ato të shoqërisë civile, duhet të punojnë më shumë në ndryshimin e mentalitetit të popullatës në fushën e arsimimit dhe edukimit të femrës. Kur është fjala për mungesën e kushteve ekonomike për shkollim universitar të femrës, ne ende mendojmë se Komuna do të siguroj mjete financiare për ndarjen e bursave, jo vetëm për femra por edhe për meshkuj, në mënyrë që të rinjve t’iu lehtësohet shkollimi superior”, thotë Piraj, duke shprehur optimizëm se, me hapjen e Universitetit Publik të Prizrenit, i cili do të jetë fare pranë komunës së Dragashit, numri i femrave studente do të shtohet dukshëm.
Edhe udhëheqësja e OJQ-së “Equality”, Sanela Lutviq, thotë se pozita e femrës në komunën e Dragashit është tejet e ulët, shkaku i nivelit të ulët të shkollimit të saj. Sanela thotë se, mosshkollimi universitar i femrës, mbase nuk është shkak i kushteve materiale, por edhe për shkak të mentalitetit të ulët. “Mosshkollimi i femrës në përmasa më të mëdha dhe në nivel më të lartë, ka ndikuar që komuna e Dragashit të ketë një numër shumë të vogël femrash intelektuale”, thotë Lutviq.
Edhe znj. Piraj dhe Lutviq përmirësimin e kësaj gjendje e shohin vetëm në angazhimin më të madh të institucioneve, familjes dhe gjithë shoqërisë civile, aq më parë që në takime e debate të ndryshme është konkluduar që femrat janë të interesuara për të gjitha nivelet e shkollimit.
Share